Lufta në Ukrainë/ Kreu i Wagner: Nuk do t’i tërheqë mercenarët nga Bakhmut-i

Kreu i grupit mercenar rus Wagner Jevegeny Prigozhin ka bërë të ditur se Moska kishte rënë dakord me kërkesën e tij për t’i dhënë grupit më shumë municione, disa ditë pasi Prigozhin kërcënoi se do të tërhiqte njerëzit e tij nga Bahmuti i Ukrainës.
Të enjten, Prigozhin sulmoi partnerët verbalisht partnerët e tij rusë, në një video të filmuar mes dhjetra trupave të pajetë të mercenarëve të Vagner.
Të nesërmen, ai njoftoi se luftëtarët e wagner do të largoheshin nga Bahmut deri në datën 10 maj. Por këtë të diel, Prigozhin tha se Moska kishte rënë dakord të siguronte furnizimet që nevojiteshin për të vijuar luftimet në Bahmut, të cilit trupat ruse dhe luftëtarët e Vagner kanë muaj që përpiqen ta pushtojnë.
Zyrtarë perëndimorë besojnë se mijëra trupa të ushtrisë ruse dhe të Wagner janë vrarë gjatë luftimeve. Megjithatë, megjithëse forcat ruse dhe ato të Vagnerit janë në të njëjtën anë, aleanca mes tyre nuk është e lehtë. Në mënyrë të përsëritur, Wagner ka kritikuar zyrtarët rusë për atë që e qan mungesë e mbështetjes në vijën e frontit.
/rtsh/