E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vijojnë protestat në Izrael, i kërkohet qeverisë të heqë dorë nga reformat në gjyqësor

Për të 18 javë radhazi, dhjetëra mijëra izraelitë dolën nëpër rrugët e vendit për të protestuar kundër reformave në gjyqsor të planifikuara nga qeveria e ekstremit të Djathtë e drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu.

Ky i fundit në datën 27 mars njoftoi se reformat do të ndalnin për momentin, pasi dëshironte të ndalte përçarjen në popull, pas javësh protestash dhe grevash masive. Por protestat kanë vijuar ndërkohë.

Reformat në fjalë i japin qeverisë të drejtën për të emëruar gjyqtarët e gjykatës supreme si dhe parlamentit të drejtën për të rrëzuar shumë vendime.

Qeveria akuzon gjyqtarët se synojnë uzurpimin e rolit të parlamentit dhe thotë se reformat janë të nevojshme për të rikthyer ekuilibrin mes gjyqsorit dhe politikanëve të zgjedhur.

Ndërsa kritikët thonë se ato do të eliminojnë kontrollet dhe ekuilibrat jetësorë që mbështesin një shtet demokratik si dhe i dorëzojnë pushtetin qeverisë.

Në një deklaratë të publikuar para protestës, organizatorët e saj thanë se qeveria e Netanjahut synonte ta kthente Izraelin në një diktaturë të rrezikshme, ndërsa e vunë theksin tek kostoja ekonomike që ka fakti që qeveria nuk heq dorë nga reformat në vend që të ulet në bisedime me përfaqësuesit e opozitës.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›