Edukatë me dhunë: Ndalohen të bërtiturat dhe puthjet në lokal (FOTO)
Tiranë- Mungesa e edukatës, sjelljet jo korrekte në publik dhe demonstrimi i veprimeve që shqetësojnë të tjerët ka çuar pronarin e një bari në kryeqytet të vendë rregulla në lokalin e tij, me qëllim që të krijojë një mjedis të kulturuar për të gjithë.
Një prej sjelljeve të pahijshme që demonstrohen sot jo vetëm në bare e lokale por edhe në mjedise të tjera publike, parqe e rrugë, janë komunikimi me zë të lartë, qoftë në biseda të drejtëpërdrejta mes njerëzve qoftë edhe në telefon, ku çdo kush, edhe në distancë, mund të kuptojë fare mirë temën e bisedës mes dy apo më shumë personave.
Por mes të rinjve demonstrohen edhe ngacmimet seksuale. Çifte të rinjsh apo adoleshentë, shpesh nuk marrin parasysh që janë ulur në një mjedis publik, një kafene apo çfarëdo, ku ka njerëz të moshave të ndryshme dhe aty puthen ose kryejne veprime të tjera të pahijshme në publik.
Për këtë arsye pronari i këtij lokali ka vendosur një rregullore, ku ndalon si të folurën me zë të lartë ashtu edhe veprimet e turpshme mes çifteve. Padyshim që ka vendosur në rregullore edhe ruajtjen e pronës së tij, pasi shpesh të rinjtë mund të shkrujanë edhe emrat e tyre në tavolina si shenjë kujtimi apo e shprehjes së dashurisë.
Edukatë me dhunë: Ndalohen të bërtiturat dhe puthjet në lokal
Ky veprim është tregues i një përpjekjeje të sforcuar për të injektuar edukatë qytetare tek njerëzit, të cilët edhe në qendrën urbane më të madhe ne vend, siç është Tirana, e kanë të vështirë të respektojnë rregullat e jetesës në komunitet.