E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vigjilja, Kosova ne padurimin e pritjes

PRISHTINE - "Jemi fatbardhe qe arritem ta presim kete dite“, tha njeriu me nje furce ne njeren dore dhe me nje kove me ngjyre te bardhe ne doren tjeter, duke ecur ne shkallet prane monumentit te Gjergj Kastrioti - Skenderbeut, ne Prishtine. Burri dyzetvjecar, Musa Gashi, nga Drenasi, ka bere rreth 40 kilometra rruge per te ardhur ne Prishtine qe t’ia shtoje shkelqimin e bardhesine bazamentit te monumentit te Heroit legjendar shqiptar ne prag te dites se shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ky punetor i nje firme ndertimi, e quajtur "Krapi“, e ka kryer misionin e vet, ndersa ne gjithe Prishtinen shume qytetare bejne nga nje pune per ta zbukuruar kryeqytetin per festen e madhe.
Me moton "Nje Kosove e re, nje imazh i ri“, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor ka shpallur fushaten per rregullimin dhe pastrimin e mjedisit para shpalljes se pavaresise, "per t’ia shtuar bukurine festimit“, sic eshte shprehur ministri, Mahir Jagxhillar. "Ne keto dite te shpalljes se pavaresise, Kosova mirepret mysafiret, delegacione te ndryshme nderkombetare dhe media boterore, prandaj ka rendesi qe te kemi nje Kosove me mjedis te paster“, tha ministri Jagxhillar, qe eshte nga komuniteti turk, i cituar nga ATSH.
Shitesit e gazetave ne bulevardin “Nena Tereze”, afer hotelit “Grand”, ku Qeveria ka hapur edhe nje Qender per median, thone se kurre nuk jane shitur gazeta sa keto dite.
"A e kane sot gazetat daten e pavaresise?.. kur do ta kene?...“, eshte pyetja e shume njerezve, thone gazetashitesit. Ne Prishtine, ne keto dite dimri, qe ngjajne si pranvere, rruget dhe sheshet jane plot njerez. Keshtu eshte edhe ne Prizren, ku prej ditesh njerezit kane filluar te festojne. Sheshi i Shatervanit, qe do te jete sheshi kryesor i festes, ka dite qe perjeton nje dyndje te papare njerezish. Dhe, ndersa ne Prishtine akti i madh i shpalljes se pavaresise do te pasohet me "Oden e Gezimit“, te Bethovenit, si nje himn evropian dhe me poemen dramatike "Skenderbeu“, te Fahri Beqirit, si nje himn i festes se pavaresise, ne Prizren festimi pritet te behet me shume daulle, sipas tradites se dasmave te asaj ane.
Ne Prishtine ka filluar gatimi i "Tortes se pavaresise“ nga pasticeria "Fellini“, nje torte gjigante njetoneshe per dhjetera mijera njerez, qe pritet te festojne ne sheshin kryesor, ne qytetin e Gjakoves e kane gati per ta shperndare ne gjithe Kosoven nje produkt te ri vere, te pagezuar "Pavaresia“. Kjo vjen si nje surprize feste nga prodhuesi - shoqeria aksionare "Ereniku“. "Ne e kemi qysh moti kete ide, qe te japim nje kontribut per diten e pritur me shekuj, diten e pavaresise dhe ne bisede me koleget dhe bashkepunetoret kemi ardhur ne perfundim qe duhet te nxjerrim nje prodhim me emrin ’Pavaresia’“, tha drejtori Fahmi Nallbani.
Afaristet dhe artistet e Kacanikut nisen te paret ta ngrene flamurin e festes se pavaresise se Kosoves: nje flamur te madh shqiptar me permasa 10 me 5 metra, qe e kane vendosur ne nje faqe mali shkembore, ne rrugen afer kufirit me Maqedonine, ne Gryken e Kacanikut, ku kane shkruar "Gezuar Pavaresia!“. Tashme ne shume ane te Kosoves jane ngritur flamuj feste, edhe ne catite e shtepive. Jane ngritur flamuj kombetare, ne pritje qe Kosova te kete edhe flamurin shteteror. Nderkaq, simbolet shteterore te Kosoves, pese propozime per flamurin dhe stemen, te zgjedhura nga juria mes 1736 propozimeve, i jane derguar Kuvendit te Kosoves, ku duhet te miratohen me dy te tretat e votave. Zv.kryeministri Hajredin Kuci, qe ka kryesuar Grupin e punes per simbolet dhe eshte edhe kryetar i Komisionit per Kushtetuten e re, ka thene se miratimi i tyre do te jete nje vendim politik dhe se eshte menduar qe simbolet shteterore te Kosoves duhet te behen pas Deklarates se Pavaresise, apo te njejten dite.
Avitet Kushtetuta
Ne pritje te berjes se shtetit, nje gazete e Prishtines dje ka botuar dokumentin "Projektkushtetuta e Republikes se Kosoves“. Zyrtare te larte te Qeverise dhe te Kuvendit te Kosoves kane paralajmeruar se Kushtetuta do te miratohet pas shpalljes se pavaresise, qe pritet te behet diten e diel, edhe pse data ende nuk eshte thene zyrtarisht nga institucionet kosovare. "Jam duke menduar dite e nate si do te jete ajo dite e madhe, qe do ta beje realitet endrren tone te shume brezave dhe te shume sakrificave“, thote Dritero Meha, nje i ri nga Drenica - vend qe eshte vater kryengritjesh e lufterash per liri e pavaresi.
Mitrovica, klime pasigurie
Si te gjithe shqiptaret ne Kosove dhe kudo ne bote, pavaresise i gezohen edhe ata qe jetojne ne veri te vendit dhe qe kane mbetur te pakte pas debimeve gjate luftes e pas saj. Megjithate, shqiptaret e kesaj ane kane edhe shqetesime dhe droje nga reagimet e serbeve. Nena Fazlie Ahmeti, ne veri te Mitrovices, nuk do ta prese pavaresine me femijet e saj. "Kemi vendose t’i dergojme femijet te motra ime, qe jeton ne anen tjeter te Ibrit, e une me burrin do te rrime ketu ne shtepine tone. As mund ta leshojme shtepine, po as nuk mund t’i rrezikojme femijet“, shtoi ajo.
Gezimi, jo vetem per shqiptaret
"Kosova e pavarur? Nuk do te mundet, nuk do te lejohet!“, shkruhet ne pamfletet serbe ne veri te qytetit te ndare te Mitrovices, nga jane debuar rreth 12 mije shqiptare. Kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, qe e ka shtepine ne anen veriore te Ibrit, ne fshatin Suhadoll, ka thene se jane bere pergatitje te mira per sigurine e te gjithe qytetareve ne gjithe territorin. "Kemi bere pergatitje te mira per sigurine e te gjithe qytetareve, pa dallim etnike, ne vecanti per qytetaret shqiptare dhe jo serbe qe gjenden ne disa pjese veriore te qytetit“, tha ai gjate nje vizite ne veri bashke me perfaqesues te UNMIK-ut dhe te sektorit te sigurise.
Ne qytetin e ndare qe synon integrimin me ardhjen e pavaresise do te kihet kujdes qe festimi te mos koncentrohet afer ures se Ibrit, qe te shmanget mundesia e ndonje provokimi. Drejtuesit politike te Kosoves dhe ata lokale neper komuna, ditet e fundit kane shtuar vizitat ne lokalitete te ndryshme te banuara me shqiptare, serbe e komunitete te tjera, duke dhene mesazhin se pavaresia eshte e mira e te gjitheve dhe se ate duhet ta gezojne se bashku. Shpalljen e pavaresise nuk do ta festojne vetem shqiptaret. Jane edhe komunitetet pakice, turqit, boshnjaket, goranet, ashkalinjte, romet, te perfaqesuar edhe ne institucione, qe jane dhe punojne per pavaresine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›