E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kundershton OMONIA-n per dhumin e kishes

Policia e Gjirokastres ka hedhur poshte pretendimet e perfaqesuesit te OMONIA-s per dhunim te kishes se fshatit Bularat. Ne nje njoftim per shtyp policia e Gjirokastres njoftoi se pas telefonates se marre nga kryeplaku i fshatit Bularas se eshte shqyer dera e kishes ka bere verifikimet dhe nuk eshte konstatuar asnje shenje dhune apo te jene shqyer dyert me leve hekuri.

Me heret perfaqesues te organizates OMONIA denoncuan faktin se persona te panjohur kane shkaterruar deren e kishes dhe kane grabitur nga Ikonostasi duke e demtuar ate rende duke vjedhur ikona te shenjta te nje vlere te vecante shpirterore dhe kulturore gjithashtu dhe fronin episkopal.

Sipas policise nga pretendimet e kujdestarit te kishes eshte vjedhur nje kazan ku vaftisen femijet dhe dy ikona me vlere te paperfillshme.

Kujdestari nuk ka pranuar te beje denoncim grupit hetimor duke deklaruar se nuk ka pretendime dhe nuk do ta ndjeke ne rruge ligjore.

Policia theksoi se ne asnje kishe nuk ka inventar te materialeve te kishes ndersa shtoi se po punohet per zbardhjen e kesaj ngjarje pasi dyshohet se dera eshte hapur me celes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›