E Diel, 1 Nëntor 2026

Vihet në pranga bosi i drogës, më i kërkuari i ishullit

Xhamajka

Policia në kryeqytetin e Xhamajkës, Kingston, është në gjendje të lartë gatishmërie pas arrestimit të njeriut më të kërkuar të ishullit, Christopher Dudus Coke. Zoti Coke u arrestua në një pikë kontrolli të policisë në periferi të Kingstonit, të martën vonë. Ai kërkohej nga Shtetet e Bashkuara nën akuzat për trafikim të drogës dhe armëmbajtje. Përpjekjet për ta arrestuar atë muajin e kaluar nxitën dhunë, në të cilën u vranë më shumë se 70 persona. Komisioneri i Policisë së Xhamajkës, Owen Ellington, tha se zyrtarët e tij janë paralajmëruar për mundësinë e sulmeve ndëshkuese pas arrestimit të z. Coke. “Dua t'i apeloj familjes, miqve dhe mbështetësve të Christopher Coke, që të qëndrojnë të qetë dhe ta lejojnë zbatimin e ligjit. Gjithashtu dua t'i siguroj qytetarët e Xhamajkës se situata mbetet normale”, tha z. Ellington.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›