E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vihet në punë turbina e Hidrocentralit të Ashtës

Kryeministri pa nga afër vënien për herë të parë në punë të turbinave Hydromatrix® të HEC-it Ashta 1. Në këtë mënyrë, kjo vepër energjetike, një investim prej më shumë se 200 milionë euro i dy kompanive të njohura austriake në fushën e energjisë hidrike, VERBUND dhe EVN, nisi testimin e prodhimit të energjisë.

Kryeministri Berisha u takua me drejtues të dy kompanive dhe përgëzoi ata, që vetëm 27 muaj nga nënshkrimi i kontratës koncesionare, arritën t’i lidhin turbinat e para dhe të gjenerojnë energji në rrjetin shqiptar të energjisë. Në bazë të planit të punës, HEC-i Ashtës, i përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2, me kapacitet të instaluar prej 53 MW, duke filluar nga viti 2013 do të prodhojë 240 milion kWh energji elektrike, duke furnizuar me energji njëqindmijë familje. Berisha inspektoi të gjithë veprën dhe asistoi në nisjen nga puna të turbinave.

Ai e vlerësuar këtë një moment të rëndësishëm për sistemin energjetik shqiptar, por njëherësh edhe një vlerë më shumë në përpjekjet e qeverisë “për të përdorur të gjitha burimet natyrore në funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme” dhe “zhvillimit të qëndrueshëm”. Për arritjen e këtij qëllimi, shfrytëzimi i burimeve ujore të vendit, në vlerësimin e Kryeministrit, mbetet ndër drejtimet kryesore dhe deri tani janë ndërtuar e rindërtuar 46 HEC-e dhe 100 të tjerë janë në ndërtim, me një vlerë totale prej 2.5 miliardë euro.

Kryeministri theksoi se ka një veprimtarie të ethshme në këtë fushë, e cika ka tre qëllime kryesore: prodhimin e energjisë me çmime të leverdishme; krijimin e dhjetëra vendeve të reja të punës në procesin e ndërtimit të tyre;  ndikimi direkt në balancën e pagesave, raportet e eksport-importit. Me rëndësi të veçantë, Kryeministri vlerësoi aplikimin e teknologjisë më të avancuar të prodhimit të energjisë, me përdorimin e turbinave tubulare Hydromatrix®, çka e bën hidrocentralin e Ashtës të jetë “një risi në rrafshin mjedisor”. Në sajë të kësaj teknologjie, bëhet e mundur të kursehet prodhimi i 114 mijë tonë dioksid karboni. /Start/

                                                                                             2012-06-15 12:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›