E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vija: Ndaj Suedise, golin me te rendesishemm

Sulmuesi i Kombetares se Spanjes, David Vija, e ka cilesuar si me te rendesishem golin e shenuar ne ndeshjen kunder Suedise, i cili i dha fitoren ekipit te tij, duke siguruar keshtu nje bilete per ne cerekfinalet e Euro 2008. "Ishte nje ndeshje e forte, por qe e kaluam me sukses, duke marre tri piket. Jam shume i lumtur qe fituam dhe qe i dhane suksesin skuadres. Ky gol ishte me i rendesishem se tre golat e shenuar ne ndeshjen e pare, kunder Rusise. Tashme jemi me te qete para ndeshjes se trete te grupit, kunder kampioneve ne fuqi te Greqise, pasi e kemi siguruar kualifikimin per ne raundin tjeter te Evropianit. Gjithsesi, synimi yne eshte qe t'i fitojme te tria ndeshjet e grupit dhe nuk do te tolerojme asnje kundershtar", tha David Vija, i cili eshte golashenuesi me i mire i Evropianit deri tani, me kater gola te shenuar ne dy ndeshje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›