E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu: Penalltia? Bravo Bufonit

Sulmuesi i Rumanise, Adrian Mutu, ka shenuar nje gol, gjithashtu ka gabuar edhe nje penallti ne ndeshjen kunder Italise. Ne kete menyre sulmuesi rumun u ka mohuar kualifikimin e mundshem shokeve te tij, dhe shpreh keqardhje per kete: "Ndihem shume keq per penalltine e gabuar, sepse nese do shenoja do kualifikoheshim automatikisht. Personalisht e kam pergezuar Bufonin per pritjen qe beri, pasi vetem ne saje te aftesise se tij topi nuk shkoi ne rrjete". Per sa i perket ndeshjes me italianet, sulmuesi i Fiorentines shpjegon: "Nuk mund te sulmosh me forca te shumta skuadrat e medha, pasi ne kete menyre per ne do ishte fundi. Jemi te lumtur qe arritem te merrnin nje pike, si rrjedhoje nuk kemi pse te fiksohemi per perballjen e fundit kunder Holandes. Gjithsesi, tashme na presim disa dite stervitje intensive, per te qene sa me ne forme ndaj "Tulipaneve" te Van Bastenit. Nga ana tjeter, nese analizojme te dyja sfidat e para te ketij grupi, perballja ndaj italianeve ka qene padyshim shume me e veshtire per ne, se ajo kunder francezeve. Per mendimin tim, forca e Italise as qe mund te krahasohet me francezet", shprehet ne deklaraten e tij sulmuesi i Kombetares rumune, Adrian Mutu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›