Franca ne kor: Forca Holanda
Pas humbjes se thelle ndaj Holandes, te gjithe lojtaret e ekipit francez besojne tek nje ndihme e ketyre te fundit per t'u kualifikuar ne cerekfinalen e Euro 2008. "Sinqerisht, kam shume besim se 'tulipanet' do te fitojne ndaj Rumanise. As qe mundem ta mendoj dot qe holandezet te bejne leshime ne ndeshjen e fundit", - deklaroi Lilian Turam. Me kete mendim bashkohet edhe presidenti i Federates Franceze te Futbollit, Zhan-Pjer Eskalet: "Nuk besoj se nje skuader me nje forme te jashtezakonshme do te jete e pamotivuar ne ndeshjen e fundit. Te njejten situate e ka kaluar edhe Franca, madje dy here (ne 1998 dhe ne 2000), por e ruajti seriozitetin e kampionatit gjer ne fund. Personalisht, kam besim tek serioziteti i portokallinjve. Ata do te luajne ne te njejten menyre si me ne, edhe me Italine, dhe do te dalin me pike te plota nga grupi, sepse e meritojne kete. Kur ke me shume se 15.000 tifoze mbi shpine dhe ke shenuar shtate gola ne dy ndeshjet e para, atehere nuk mund te thuash: Do ta leme ndeshjen me Rumanine. Une dua qe edhe pas tri ditesh t'i shoh te luajne po aq mire sa te premten". Per sulmuesin qe shenoi golin e nderit, dhe te 45-in personal me bluzen e kombetares, Tierri Hanri, mjafton te shihet se cfare ndodhi ne Berne, per t'u bindur qe Rumania do te mundet edhe nga lojtaret e stolit te Holandes. "Nese i pate edhe lojtaret qe hyne ne fushe si zevendesues, e vute re se ata bene diferencen. Holandezet bejne te pamunduren ne cfaredo terreni. Nese Van Basten ndryshon ekipin, edhe futbollistet qe do aktivizohen, do te duan te tregojne se e meritojne besimin per te luajtur qe ne fillim te ndeshjeve te ardhshme", - tha Hanri.