E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Bronkhorst: S'ka tolerim ndaj Rumanise

Ashtu si portieri i Mancester Junajted, Van Der Sar, edhe mbrojtesi i majte i skuadres se drejtuar nga Marko van Basten thekson se, Holanda nuk do te beje leshime, pasi vetem ne kete menyre mund te kerkohet nje sukses ne nje kompeticion te tille: "Kemi ardhur ketu per te luajtur dhe per te kerkuar fitoren. Kushdo qe do te zbrese ne fushe nuk duhet te luaje per ta humbur nje ndeshje, mbi te gjitha ne nje arene kaq te rendesishme sic eshte Evropiani. Ndonese kemi shansin per te lene jashte dy skuadra shume te forta si Italia e Franca, besoj se nuk do te ishte shume sportive qe t'i dhuronim nje fitore te thjeshte rumuneve. Nderkohe, qe nese ata do te jene te zotet te na mundin, ne do i pergezojme", perfundon Xhiovani van Bronkhorst.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›