Vijat e kuqe te Ilda Zhulalit

Eumlshte e imet dhe syte e medhenj terheqin vemendjen sapo e takon. Ilda Zhulali vajza e Safet Zhulalit ose gruaja e Aldo Bumcit. Keta dy burra njeri babai e tjetri bashkeshorti jane hija e bukur e emrit te saj. Por Ilda pervecse krenare per babain dhe e lumtur per bashkeshortin nuk ndien asnje milimeter me shume deshire per te pritur privilegje apo ne rastin me te keq nepotizem sic preferohet te shkruhet e thuhet mediatikisht. Ajo eshte nje diplomate karriere ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe aktualisht drejtore e Pergjithshme e Ceshtjen te Evropes.
Dreken me Ilden e kemi lene tek bar-restorant Delikatese. Atje shkojme shpesh me Aldon - me tregon ne telefon - pasi pergatisin disa antipasta shume te mira.
Ajo mberrin me nje cante te vogel te zeze dhe ne qafe mban disa perla qe i shkojne bukur fustanit gri me te zeze. Eumlshte e holle dhe e vogel.
- Kam gjatesine dhe peshen qe kam pasur ne klase te tete. Nuk kam ndryshuar kurre. Ha gjithcka. E adhuroj ushqimin. Cdo te diel shnderrohem ne nje kuzhiniere per Aldon Davidin i biri dy motrat e saj dhe nena. Njera nga motrat eshte binjakja me te cilen eshte e lidhur sic mund te jete nje njeri i lidhur me veten e tij ne pasqyre. Tek flet per lidhjen me te tregon se si dhe nena e babai i kane trajtuar njesoj ne cdo rast. Jo vetem jane rritur se bashku por edhe rrezimet kane pasur dyshe. Ne nje dite me bore ne Peshkopi kur ato ishin bebe Ilda tregon se si e ema rreshqiti ne shkallet me ngrice dhe nga dora i ra njera nga vajzat. Prej hutimi leshoi edhe tjetren. Ashtu e trishtuar kerkoi per pak sekonda ne boren e madhe dy binjaket dhe i gjeti ato serish ne gjume me pak debore mbi hunde. Edhe fatin ne jete e kane pasur ne kohe e te shume te afert. Kane lindur qe te dyja djale dhe i kane pothuaj moshatare. Nuk jane ndare kurre por dashuria per motren e vogel eshte po kaq e madhe. Ajo flet me shume pasion per motrat.
- Babi na ka mesuar ta duam shume njera-tjetren. Eumlshte nje mit per ne ai. Kur ishim te vogla flinim shume vone. Qe te tria mblidheshin rreth babit dhe bisedonim me ore derisa mami zgjohej dhe na urdheronte te flinim. Qe atehere zakoni nuk ka ndryshuar per Ilden. Tani nuk fle kurre pa u kthyer Aldo ne shtepi. Netet me te veshtira jane ato kur Parlamenti zgjat deri vone. Por Ilda nuk fle. - E kam te pamundur. E pres gjithmone zgjuar Aldon pas ndonje emisioni ku eshte i ftuar ose pasi mbyll punimet Parlamenti. Pime te dy nga nje gote konjak ose birre. Diskutojme per diten qe hodhem pas dhe me pas gjume.
Kamerieri na sjell nderkohe menyne. Marrim disa antipasta te shijshme dhe disa lloj djatherash. Si pjate te dyte vendosim per mishin e vicit.
- Vdes per mish. Ne pergjithesi ushqimi me tundon. Por Tartufi me le pafjale me tregon Ilda. Mishin e vicit e porosisim me Tartuf te fresket. Dhe sigurisht dy gota vere te kuqe.
Pas perfundimit te studimeve universitare ne Selanik ne degen e Marredhenieve Nderkombetare Ilda punoi si specialiste ne Ministrine e Jashtme. Me pas studimet pasuniversitare ne Oksford per tu kthyer me nje tjeter kulminacion profesional. Kosova iu besua kesaj vajze ne dukje te brishte por qe punonte deri ne oret e vona.
- Nuk kishim fundjava harruam te dielat dhe pushimet. Isha gjate gjithe kohes me telefon ne dore dhe neper shume udhetime. Brukseli Prishtina u kthyen ne shtepine e dyte dhe e gjitha jeta e Ildes papritur mori pamjen e nje valixheje. Por ndihesha e lumtur pasi nuk i ndodh shpesh nje diplomati te asistoje ne procese historik. Pas Kosoves ajo zhvendoset ne Drejtorine per Ceshtjet Evropiane. Liberalizimi i vizave ishte nje moment po kaq kyc. Ilda Zhulali me pamjen e saj prej vitesh lsquo60 madje me nje stil te perafert me ate te Xheki Kenedit do te udhetonte ne kater anet e kufirit.
- Nuk ishte e lehte tregon ajo. Duhet te trajnonim cdo punonjes te administrates per pyetesorin nje gabim i vogel dhe vizat shkonin per lume.
Duket sikur diplomacia eshte nje tryeze ku ti ulesh dhe bisedon dhe je i suksesshem kur di se ku jane vizat e kuqe por nuk eshte keshtu. Diplomacia eshte shume me e gjalle dhe dinamike se 50 fjale te mesuara permendesh. Duhet ta duash shume vendin tend. Babi na mesoi te duam njera-tjetren te duam vendin tone duke na mesuar keshtu rrugen me te mire per te pasur dinjitet. Ne cdo rast permend te atin. Nuk perlotet se duket shume e forte per te lotuar ne sy te dikujt tjeter por mungesa eshte aq e madhe sa ajo e injoron duke folur per te sikur te ishte ndare me te dje. Gati-gati besoj qe ajo nuk ndahet kurre me te. Aq shume sa e permend
Ndonjehere diplomacia me duket pak hipokrizi e pyes une ne forme dyshimi.
- Ka sekretet e saj si cdo gje. Mua me pelqen politika shume. Diplomacia gjithashtu. Por nuk e shoh kurre veten ne nje gje ne menyre te pazgjidhshme. Ne sfond mbaj gjithmone plane. Nderkaq merr nje cigare dhe e ndez. Ajo pi shume duhan dhe ne fakt i shkon shume nje cigare ne duart ku vetetin diamanti i marteses. Biseda nderpritet nga telefonata te shumta. Zyra e Brukselit shefi i kabinetit te Ministrise se Jashtme Aldo te cilit i thote Po shpirt. Dhe e fundit eshte dadoja e Davidit e cila e merzit duke i thene se Davidi ka ngrene serish byrek. Nuk i pelqen qe ai shijon brumerat dhe shmang frutat.
- I vetmi problem qe kam me Davidin eshte ushqimi. Ne cdo gje tjeter ai eshte nje engjell. Nje here nipi djali i motres binjake e qelloi ne plazh dhe Aldo i prekur per te i tha djalit Qelloje dhe ti Tomasin kur te sulmon. Ai iu drejtua dhe i tha Jo babi une nuk jam djale i keq. Nuk qelloj asnjeri.
Ilda eshte shume e dashur kur komunikon. Me duket sikur kam nje jete qe e njoh. Kete ndjesi te krijon. Ndoshta kjo eshte pamja e nje diplomateje te vitit 2011. Elegante me perla ne qafe me nje truk te lehte. Kepuce me taka dhe gjithmone me fustan ose funde. Dhe mbi te gjitha me nje vetesiguri dhe ciltersi si e Davidit qe me siguri e ka trasheguar nga prinderit forcen per te mos iu pergjigjur te keqes me shuplake por me falje.