E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Sigurise miraton ndryshimet kerkon shumice te cilesuar ne parlament

Komisioni per Sigurine Kombetare shqyrtoi dhe miratoi dje projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise. Por ndryshimet e ketij Kodi kerkojne shumice te cilesuar ne Parlament dhe mungesa e votave te opozites duket se do ti shtoje listes se ligjeve te pavotuara edhe ndryshimet e ketij kodi. Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise eshte ligji baze se bashku dhe me aktet e tjera te orientuara dhe te pershtatura sipas legjislacionit evropian qe rregullojne dhe disiplinojne levizjen e qarkullimit rrugor ne baze te parimeve te sigurise rrugore ne komponentet qe kane lidhje me te. Propozimet behen per ashpersimin e masave administrative me gjobe per kundervajtje administrative qe perbejne nje burim te shtuar rreziku per aksidentet. Ky projektligj parashikohet te siguroje parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe uljen e viktimave ne trafik. Komisioni miratoi dhe ra dakord qe projektligji te kaloje ne seance plenare. Ne perfundim te mbledhjes deputeti i PS-se Ilir Gjoni kerkoi seance degjimore me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami per tregtine e armeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›