E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijne ndihmat e para ruse per minoritetin

Ndihmat e para ruse per pjesetaret e komunitetit serb ne Kosove mberriten dje ne dy komuna me shumice serbe ne Gracanice afer Prishtines dhe ne komunen jugore te Shterpces. Dy kamione me rreth 40 tone ndihma ushqimore u futen ne Kosove ne oret e para te mengjesit. Ndihmat kaluan neper procedurat e rregullta doganore. Presidenti rus Vladimir Putin urdheroi dergimin e rreth 150 tonelatave me ndihma per pakicen serbe ne Kosove pas kerkeses se Serbise me vlere 1.7 milione USD dhe perfshijne ushqime, ilace dhe pajisje mjekesore. Autoritetet ne Prishtine kane kerkuar qe keto ndihma te trajtohen si te tjerat qe shkojne ne Kosove nga qeverite apo organizatat e ndryshme humanitare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›