Vijojnë aktet e dhunës në Meksikë, vriten 4 policë
Vijojnë sërish aktet e dhunës në Meksikë. Këtë herë viktima të akteve makbër kanë qenë anëtarë të forcave policore. Katër policë janë gjetur të varur nën një urë në verilindje të Meksikës. Viktimat ishin agjentë të policisë bashkiake të Altamira-s, lokalitet në afërsi të portit të Tampico, në brigjet e gjirit të Meksikës.
Mediat saktësojnë se ekzekutimi është bërë në kuadër të luftës kundër karteleve të drogës, një inisiativë e nisur nga autorietet vendase, dhe për këtë, objektiv i sulmeve kësaj here kanë qenë policët. Në të tjera zhvilime nga policia, mësohet se rreth katër tonë lëndë narkotike është sekuestruar në brigjet meksikane të Atlantikut, njoftoi Ministria meksikane e Marinës. Sipas autoriteteve lokale, droga e bllokuar në portin e Verakruzit ka përbërës organik bazë për prodhimin e drogave sintetike.
Ngarkesa e dyshuar ndodhej në katër kontenierë në një anije mallrash që kishte ardhur pak ditë më parë nga India, shtoi i njëjti burim. Kapiteni dhe ekuipazhi u arrestuan nga Marina meksikane