E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, të paktën 7 të vdekur nga sulmet kamikaze

Një atentator vetëvrasës ka provokuar vdekjen e të paktën 7 personave në një stacion policor në Kohat të Pakistanit, i njëjti vend në veriperëndim të Paksitanit, ku të tjerë kamikazë provokuan një tjetër tragjedi një ditë më parë. Dy kamikazë hodhën veten në erë në një kamp refugjatësh dhe vranë 41 persona të shtunën. Nga kjo tragjedi, u plagosën edhe 61 persona të tjerë. Ndërsa në atentatin më të fundit, atentatori e drejtoi makinën në stacionin e policisë, duke vrarë 6 persona të rritur dhë një fëmijë, tregon një nga zyrtarët e policisë Abdullah Khan. Si pasojë e shpërthimit u plagosën edhe 25 njerëz të tjerë, ndër të cilët edhe 7 oficerë policie. në makinë ishin vendosur rreth 250 kg lëndë shpërthyese dhe shpërthimi shkaktoi një krater të thellë. Për pasojë u dëmtua rëndë edhe godina e policisë, gjithashtu edhe një shkollë aty pranë. Kohat është një qytezë që ndodhet në provincën kufitare veriperendimore ku ushtria pakistaneze ka ndërmarë një ofensivë disa javore kundër talebanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›