E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë normalisht zgjedhjet në komunën Shalë

Zhvillohen sot zgjedhjet lokale të pjeshme në komunën Shalë të Shkodrës. Mësohet se procesi i votimit ka nisur normalisht në të gjitha qendrat e votimit, të cilat janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit për tu mbullur në orën 19.00 të mbrëmjes.
 

Në komunën Shalë të qarkut të Shkodrës procesi i votimit u anulua për shkak se materialet zgjedhore mbërritën gjashtë orë me vonesë nga orari zyrtar, në qendrat e votimit të kësaj komune. Në këtë komunë kandidojnë përballë njëri- tjetrit Dedë Tonaj nga koalicioni “Aleanca për qytetarin” dhe Bal Vuksani nga koalicioni “Aleanca për të ardhmen”.

Ndërkohë nje ditë me parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaroi se përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në 5 qëndrat e votimit në komunën Shalë në Shkodër.
 

KQZ ka garantuar se gjithçka tashmë është gati atje dhe se banorët e kësaj komune mund ti drejtohen qëndrave të votimit për të zgjedhur edhe kryetarin e ri të komunës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›