Omonia Bojkotimi eshte varianti i fundit
Organizata e minoritetit grek ne Shqiperi Omonia kercenon me bojkot te procesit te regjistrimit te popullsise dhe banesave ne rast se kerkesat e saj dhe shoqatave te minoritetit pergjate procesit te Censusit nuk miratohen. Ne nje prononcim per gazeten Shqip kryetari i organizates Omonia ne degen e Sarandes Llambi Pentaqi tregon edhe hapat qe do te marre kjo organizate per te arritur te imponohet ne procesin e shtyrjes se regjistrimit si rezultat i shfuqizimit te disa neneve te ligjit per Cenusin i cili ka kyri ne fuqi. Keshilli Drejtues i Omonia-s i mbledhur per kete ceshtje sot diskutoi ne lidhje me peticionin qe ne dhe shoqata te tjera te minoritetit beme per ceshtjen e regjistrimit te popullsise. Per kerkesat tona ne do te informojme opinionin publik ambasadat dhe perfaqesuesit e organizmave nderkombetare ne Shqiperi. Sigurisht qe si mase parashikojme edhe bojkotin e regjistrimit ne rast se kerkesat tona nuk merren parasysh deklaroi per Shqip Pentaqi pas mbledhjes se keshillit drejtues te Omonia-s. Sipas tij eshte e pakuptimte qe procesi i regjistrimit te ri te bazohet te regjistri aktual i Gjendjes Civile ne vend sepse nese do te jete keshtu atehere nuk eshte nevoja fare per kete proces. Ashtu si edhe organizata e tjera te minoriteteve ne vend perfaqesuesit e Omonia-s kerkojne shfuqizimin e dy neneve te ligjit per Censusin nene ne te cilat sanksionohet gjoba prej 100 mije lekesh per te gjithe ata persona qe deklarojne ne menyre te rreme gjate ketij procesi. Sipas tyre keto dispozita mbysin vetedeklarimin e lire te perkatesise etnike te shtetasve te Shqiperise dhe jane ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe po keshtu me konventat nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe minoriteteve. Po keshtu perfaqesuesit e minoriteteve shtrojne edhe kerkesa te tjera sic eshte edhe ajo e pjesemarrjes se tyre ne cdo komision qe do te ngrihet per kete ceshtje. Ende nuk dihet se cili do te jete qendrimi i qeverise shqiptare ne lidhje me keto kerkesa dhe aq me teper qendrimi i nderkombetareve dhe qeverive te vendeve qe i konsiderojne keto minoritete si te tyre.