E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojne perleshjet ne sheshin Tahrir


Përleshjet vazhdojnë mes demonstruesve dhe forcave te rendit ne sheshin Tahrir te kryeqytetit egjiptjan teksa protesta ka hyre ne diten e saj te katert.

13 vete u vrane kete fundjave dhe qindra te tjere u plagosen gjate operacionit per spastrimin e sheshit nga egjiptjanet e pakenaqur me vazhdimin e rolit te ushtrise ne politike. Mbi protesttuesit u perdoren shkopinjte e gomes dhe gazi lotsjelles.

Trazirat e reja, me te zgjaturat deri tani qe prej revoltes qe rrezoi nga pushteti Hosni Mubarakun ne muajin shkurt, po erresojne zgjedhjet e llogaritura te mbahen javen e ardhshme.

Shumë egjiptjane jane te zemeruar nga fakti qe Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, i cili mori pushtetin nga Mubaraku, ka përvijuar udhëzimet për një kushtetutë të re, e cila do të mbaje disa nga çështjet e ushtrisë jashtë kontrollit civil.

Ndaj udheheqjes se re ka edhe kritika për gjykimin e disidentëve civilë në gjykatat ushtarake. Protestat jane shtrire edhe ne qytete te tjera te vendit, si vazhde e indinjates ndaj Keshillit qe thuhet se po tenton të ketë kontrollin e vet në politikë, edhe nën një qeveri civile.

Autoritetet kembengulin se zgjedhjet, të parat që nga fillimi i kryengritjes, do të zhvillohen sipas planit. Por disa demonstrues druhen se lideret ushtarakë e kanë provokuar me qëllim dhunën, në mënyrë që të shtyhet votimi dhe të zgjatet mandati i tyre.

Tensione nje jave para zgjedhjeve

Demonstruesit u shpërndarë të shtunën me forcë nga policia, që u detyrua të përdorte gaz lotsjellës, plumba goma dhe të qëllonte në ajër me plumba të vërtetë, por janë rikthyer të dielën në sheshin që u bë qendër e rezistencës kundër ish-presidentit Mubarak.

Forcat e rendit kanë rritur masat e sigurisë dhe kordonat rrethues pranë godinave qeveritare. Protestat janë rikthyer në vendin me 84 milion banorë pasi një gjykatë vendosi që të lejonte pjesëmarrjen e partisë së Mubarakut në zgjedhjet e para parlamentare që do të mbahet që prej rënies së regjimit të tij 32-vjeçar.

Ky është shpërthimi më i dhunshëm në vend që prej rrëzimit të Mubarakut në shkurt dhe vendosin në pikëpyetje të thellë stabilitetin e arritur gjatë muajve të fundit.
 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Përplasen dy automjete te rruga e Elbasanit
Bruksel, përfundon takimi për lëvizjen e lirë
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Humbën jetën në kampet naziste
Medvegjë, polici serb dhunon banorin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›