E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero Vuaj kur qendroj ne stol


Alessandro Del Piero është shprehur i kënaqur për momentin që po kalon Juventusi në Serinë A (është në krye të renditjes me një ndeshje më pak), por jo dhe aq në aspektin personal.

“Jemi në krye të renditjes dhe kemi një ndeshje më shumë për të luajtur. Është një moment pozitiv për ne dhe duhet të luajmë çdo fundjavë siç bëmë kundër Palermos në mënyrë që të qëndrojmë në vend të parë”, shprehet kapiteni bardhezi, i cili tashmë nuk është një lojtar formacioni për trajnerin Conte.

Kështu kishte shkruar Del Piero në faqen e tij të internetit, ndërsa kur u pyet nga mediat italiane për të ardhmen e tij gjatë një eventi të Adidas-it, 37-vjeçari tha: “Nuk ka rëndësi e ardhmja ime kur Juventusi po luan mirë dhe po merr rezultate. E pranoj se vuaj kur jam në pankinë, por kam ende dëshirë për të luajtur futboll. Gjithesi, kur jam në fushë jam kapiteni i këtij ekipi dhe mendoj vetëm për të mirën e skuadrës.”

“Nuk mendoj se çfarë do të ndodhë në qershor, me këto gjëra merret agjenti im”, preu shkurt Del Piero.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Barcelona, Iniesta do të mungojë ndaj Milanit
Andres Iniesta, mesfushori spajnoll i Barcelonës, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Milanit në San Siro për shkak të një problemi në kofshën e majtë. Van Basten lavdëron Barcelonën
“Kjo Barcelonë ka disa herë më shumë cilësi se Milani i Sacchi-t, por ne ishim më të fortë fizikisht”. Kështu është shprehur Marco Van Basten, ylli i madh i Milanit të fillimviteve ’90 dhe idhulli i tifozëve kuqezinj.  
Beckham fiton MLS me Los Angeles Galaxy
Los Angeles Galaxy ka arritur të fitojë kampionatin amerikan të futbollit të njohur ndryshe si Major League Soccer. David Beckham arrin kështu të fitojë titullin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ku luan futboll që nga viti 2007. Seria A, tre pikët dhe kreu për Juventusin
Juventusi rikthehet në krye të Serisë A, pasi fitoi 3-0 ndaj Palermos. Teuta e Tirana mbajnë ritmin e fitores
Nuk është një surprizë Teuta e cila ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Peqin, duke mundur Shkumbinin me rezultatin 1-2.

Lajmet kryesore

Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Përplasen dy automjete te rruga e Elbasanit
Bruksel, përfundon takimi për lëvizjen e lirë
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Humbën jetën në kampet naziste
Medvegjë, polici serb dhunon banorin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›