E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë punimet pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër, Rama: Rikualifikim i hyrjes së qytetit

Punimet në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër po avancojnë me ritme të shpejta, duke prekur një nga nyjet më të rëndësishme të aksesit në qytet.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë foto nga kantieri, shkruan se projekti synon rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin verior.

Sipas kryeministrit, kjo ndërhyrje do ta kthejë zonën në një hyrje funksionale dhe përfaqësuese.

“Vijon puna në kantierin pranë Urës së Bahçallëkut në Shkodër, një nga nyjet më të rëndësishme të aksesit në qytet. Punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës po avancojnë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.

Kjo ndërhyrje synon ta kthejë këtë zonë në një hyrje funksionale dhe përfaqësuese, që reflekton identitetin dhe zhvillimin urban të Shkodrës, duke i dhënë qytetit një prezantim më të rregullt, më modern dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›