E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojne shkarkimet nga hidrocentralet

Vazhdojne shkarkimet nga te tre hidrocentralet me te medha ne vend.

Ne hidrocentralin e Fierzes, niveli i ujit eshte 293.63 meter, me pak se 3 metra larg kufirit maksimal. Prurjet e ujit ne liqenin e hidrocentralit shkojne ne 700 meter kub ne sekonde, ndersa shkarkohet 350 meter kub uje per sekonde.

Ne hidrocentralin e Komanit nivelit i ujit ka arritur 171.18 meter, prurjet ne kete hidrocentral jane 400 meter kub ne sekonde dhe shkarkimet 600 meter kub uje per sekonde.

Ndersa ne hidrocentralin e Vaut te Dejes niveli i ujit ka arritur ne 74,50 meter me prurje 180 meter kub ne sekonde dhe shkarkime rreth 650 meter kub uje per sekonde.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›