Vijojnë sulmet ndaj Patozit, kreu i PD-së në Berat: Ai është pa dinjitet
Sulmet ndaj nënkryetarit të PD-së, Astrit Patozi, pas akuzave të forta për mënyrën e zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së, tashmë nuk kanë fund. Radhën për të sulmuar Patozin e ka marrë kreu i PD-së në Berat, Arenc Berati.
Ai i quan deklaratata e Patozit si jo dinjitoze dhe akuzon Astrit Patozin se në funksionin e nënkryetarit të PD-së nuk ka mundur të njohë as kryetarët e rretheve dhe jo më të interesohej për organizatat dhe antarësinë në një kohë që sipas tij ish-kryetari i PD, Sali Berisha mbante kontakt të rregullt me drejtuesit dhe anërasinë e partisë.
Jam i bindur se po të pyetet Patozi se kush është kryetari i PD-së në rrethin e Beratit apo ndonjë rreth tjetër ai nuk e di, e pra kjo është puna që Patozi ka bërë si nënkryetar i PD-së, shprehet ai për GSH.
Nuk mendoj se gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, nuk ishte reale. Ajo ka qënë transparente në çdo drejtim. Vetë ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha na kishte kërkuar si nëpërmjet udhëzimeve ashtu edhe me sms, që të shmangnim parapëlqimet për kandidatët dhe se drejtuesit e PD-së që do të shfaqnin preferenca për njërin apo tjetrin kandidat duhej që më parë të dorëhiqeshim nga postet drejtuese në PD. Na ka habitur deklarata e tij. I gjithë procesi ishte në sy të publikut, duke filluar nga momentet e para e deri në përfundim, ka qënë tepër korrekt, ndaj nuk është mirë që të hidhet baltë, për më tepër nga drejtues që kanë mbajtur poste të larta në PD siç është Astrit Patozi, ka vijuar ai./b.l