Greqia njeh rekord të ri papunësie, vendi në vitin e gjashtë të recesionit
Greqi- Norma e papunësisë e Greqisë goditi një rekord të lartë në maj 27.6%, sipas statistikave të vendit.
Shifra, nga Autoriteti Helenik i Statistikave, krahasohen me një normë të papunësisë prej 23.8% në maj të vitit të kaluar.
Në mesin e atyre të moshës 15-24 vjeç, norma është 64.9%, ndërsa Greqia njeh vitin e gjashtë të recesionit.
Lajmi doli përpara një takimi mes kryeministrit grek Antonis Samaras dhe presidentit amerikan Barak Obama, në Uashington.
Në takim, zoti Obama lavdëroi qeverinë greke për marrjen e hapave për të zvogëluar borxhin. Por ai i kërkoi Z. Samaras për të balancuar masat shtrënguese për të nxitur rritjen dhe për të rritur vende pune. Greqia ka parë një rënie prej 25% në prodhim që nga viti 2007.
Dorina Bilbili/IDEA/