Vijon faza e dytë e "Albania open 2011"
Vijon në qytetin e Vlorës faza e dytë e evenimentit të përvitshëm "Albania open 2011".
Sot ka nisur faza e dytë e traditës së përvitshme, “Albania Open” një eveniment ndërkombëtar i organizuar nga Aeronautika shqiptare me producent Alket Islamin dhe i sponsorizuar nga kompania "Yldon".
Ky eveniment ndërkombëtar i organizuar nga Aeronautika shqiptare dhe i sponsorizuar nga kompania "Yldon" ka mbledhur sportistë nga 18 vende të ndryshme të botës, ndërsa aktiviteti po transmetohet drejpërsëdrejti nga RTV "Ora News".
Ky është edicioni i12-të i këtij evenimenti, i cili do të zgjasë 4 ditë. Ndërkohë, në fund të evenimentit parashutisti i cili ka grumbulluar më shumë pikë do të marrë edhe kupën "stardon cup".