E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi admiron Hamsik-un

Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, ka shprehur admirimin e tij për yllin e Napolit, Marek Hamsik.

Berlusconi po ashtu është pyetur edhe për të ardhmen e trajnerit të Napolit, Walter Mazzarri.

“Hamsik? Nuk mendoj se Napoli synon ta shesë njërin prej yjeve të ekipit, veçanërisht nëse merrni parasysh ambiciet e klubit në të ardhmen”.

“Liga e Kampionëve për Napolin është një arritje e merituar dhe ata do t`i ofrojnë qytetit një mundësi të ringjallet. Sa për Mazzarrin, nuk përfshihem në vendimet e të tjerëve”, ka thënë Berlusconi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›