E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon lufta me zjarrin në Himarë, nuk ka rrezik për banorët dhe turistët

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Vijon angazhimi intensiv në terren, me mbi 250 forca, të mbështetura nga mbi 20 mjete zjarrfikëse të ardhura nga bashkitë e jugut.

Krahas strukturave lokale, situata në terren është ndjekur edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi; ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari; drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako; si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ata koordinuan nga afër angazhimin e të gjitha forcave.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, theksoi se rreziku për jetën e banorëve është shmangur:

“Janë evakuuar një pjesë e banorëve. Do të presim ende derisa situata të vihet plotësisht nën kontroll dhe më pas do të rikthehen në banesa. Për momentin situata ka ndryshuar, zjarrfikëset janë shtuar dhe situata është më e kontrolluar. Turistët janë të sigurt. Të gjitha strukturat janë prezente”, th ai.

Bashkia Himarë u bën thirrje të gjithë banorëve dhe pushuesve të tregojnë kujdes maksimal për jetën dhe sigurinë e tyre, duke shmangur çdo situatë që mund t’i ekspozojë ndaj rrezikut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›