FMN Shqiperia me rritje ekonomike e perballoi sic duhet krizen
Fondi Monetar ka drejtuar vlerësime dhe rekomandime në adresë të qeverisë shqiptare, përsa i përket situatës makro-ekonomike në vend.
Sipas shefit të misionit të FMN-së, Gervin Bell, rritja ekonomike në Shqipëri, nuk po ndodh me ritmet e para krizës botërore, ndërsa vlerësoi se ajo i rezistoi kësaj krize. FMN parashikoi për vitin 2011, një rritje prej 2.7 për qind.
Duke mos lënë në periferi çështjen e borxhit, Bell deklaroi se niveli prej 59 për qind është i lartë dhe Shqipëria nuk duhet në asnjë mënyrë të kapërcejë nivelin 60 për qind.
Si një nga çështjet kryesore aktuale, ndryshimi i buxhetit nuk u konsiderua si ideal dhe për këtë kreu i misionit të FMN-së, Bell kërkoi që buxhetimi të mbështet mbi parashikime realiste.
Për mos thellimin e mëtejshëm të borxhit, FMN rekomandoi shkurtimin e shpenzimeve me 20 miliardë lekë
Ndërkaq, parashikimet e autoriteteve financiare shqiptare, janë për një rritje ekonomike 5 për qind.
Sipas ministrit, Bode, Shqipëria pritet të jetë në krye të rritjes ekonomike, por sigurisht jo në nivelet e shpresuara në programet e vitit të kaluar.
Për sa i përket borxhit, numri një i Financave deklaroi se borxhi publik do të mbetet në të njëjtat nivele ose të ulet në mënyrë graduale”.
Gjithashtu, FMN sugjeroi përmirësime fiskale dhe mbështetje për bizneset investuese, me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike në të ardhmen.