E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon numërimi i votave, dalin rezultatet e para të zgjedhjeve: Në Tiranë kryeson PS

Ka nisur numërimi i kutive të para në Qëndrat e Numërimit të Votave (QNV), ndërkohë që rezultati përmbyset nga minuta në minutë mes dy rivaleve më të forta PS e PD qe po garojne ngushte me njera-tjetren. Zgjedhjet janë konsideruar një test për të konfirmuar standartet demokratike të Shqipërisë LINK: INCIDENTET NE QV

TIRANE-Shqiptarët kanë votuar më 28 Qershor në zgjedhjet e shtata parlamentare që nga vendosja e sistemit shumëpartiak. Procesi i numërimit që nisi pas orës 23:00 po vijon normalisht ne qarqet e vendit. Ka nisur numërimi i kutive të para në Qëndrat e Numërimit të Votave (QNV), ndërkohë që rezultati përmbyset nga minuta në minutë mes dy rivaleve më të forta PS e PD qe po garojne ngushte me njera tjetren. Numerimi i votave do te zgjase sot pergjate gjithe dites se sotme.
Duke ndjekur të dhënat e fundit të publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbështetur nga USAID, nëpër qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.

Ora 8:44- “Eca Kriik”Qarku Tiranë numërohen 121 kuti, në avantazh PS me 45.6%
Kur kanë kaluar disa orë nga fillimi i procesit të numërimit të votave, deri në orën 8:40 të mëngjesit në qarkun e Tiranës vazhdon të kryesojë Partia Socialiste e Edi Ramës. Sipas rezultatit të dalë nga 121 kuti të numëruara nga 826 që janë në total PS është në avantazh me 45.6%, më pas ndiqet nga PD me 39.8%. Lëvizja Socialiste për Integrim 4.62%, LZHK 1.32%, PR 1.2%, PSD 1%.

Ora: 8:40- “Eca-Kriik” Kukës, numërohen 75 kuti, kryeson PD me 59%
Partia Demokratike rezulton fituese me 59% të votave në qarkun e Kukësit. Nga 217 kuti që ka patur ky qark janë numëruar 75, rezultatet e të cilave nxjerrin fituese PD me 59% të votave e ndjekur nga PS me 16.26%. PSD 12.3%, PR 4.8%, LSI 2,4%, PLL 1,2%.

Tirane

Numerohen 115 kuti nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. PS 45.7 % PD 39.6 %, LSI 4.6%, PSD 1%, PAA 1.9%,

Berat

Në 53 kuti të numëruara ne Berat, PS 46,8%, PD 28.3%, PR 7.2%, LSI 12.1%.

Durres
72 kuti  te numeruara nga 352  gjithsej, PS 40.7 %, PD 48.5 %,LSI 4.6 %

Vlore

52 kuti votimi nga 345 kuti gjithsej. PS 43.6 %, PD 26.2 %, LSI 2.8%, PDS 5.9%, PBDNJ 4.9%. PAA 1.8%

Fier

51 kuti numëruar nga 488 gjithsej, PS 48.9% PD 33.2%, LSI 4.9%, PLL 3.4%, PSD 1.0%, PR 1.5%

Gjirokaster

50 kuti numeruar nga 285 kuti gjithsej. PS 42.2 %, PD 42.8 %, PR 2.7, PSD 2.3 %, LSI 1.7%.

Kukës

64 kuti te numeruara nga 217: PS 16,64%, PD 58.8 %, PSD 12.2%, LSI 2.3%, PR 4.56 %

Korce

58 kuti te numeruara nga 421 gjithsej:  PD 43.4%, PS 39.9%, PBDNJ 2.4%, LSI 4.2%, PR 1.6%, PSD 1%

Lezhe

15 kuti te numeruara nga 244 gjithsej: PD 51.3 %, PS 28 %, PSD 5.8 %, PAA 3.6 %, PSV91  3.0 %

Diber

19 kuti te numeruara nga 314 gjithsej: PD 45.8%, PS 34.2%, LSI 5.6%, LZHK 2.9%, PR 1,7%, PSD 1.2 %

Shkoder

45 kuti te numeruara nga 413 gjithsej: PD 47.2%, PS 33.7%, PR 4%, LSI 2.7%,PDK 2.5%,PAA 2.1%

Elbasan

62 kuti te numeruara nga 550 gjithsej: PS 43.6%, PD 36.6, LSI 6.6%, PR 2,4%, PSD 1.3%, PDI 1.3%

Procesi i votimit i qete

Faza e parë e zgjedhjeve parlamentare, procesi i votimit që zyrtarisht u mbyll në orën 19:00 u konsiderua përgjithësisht I qetë.
Si autoritetet e administrimit të zgjedhjeve ashtu edhe vëzhguesit e shumtë ndërkombëtare thonë se deri në orën 19:00 zgjedhjet janë zhvilluar përgjithësisht të qeta.
Këto ishin zgjedhjet e shtata që nga rënia e komunizmit në vitet '90 dhe zhvillohen vetëm pak muaj pas hyrjes së vendit në NATO.

Asnjëra nga zgjedhjet e mëparshme nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare për zgjedhje të drejta e të lira.

Zgjedhjet janë një test për të konfirmuar kredencialet demokratike të Shqipërisë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës I kanë përcjellë mesazhin më shumë se një herë Shqipërisë se një proces i rregullt do ta ndihmojë vendin që t'i afrohet më shumë Evropës.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit konkurruan 34 subjekte zgjedhore, 33 prej të cilave të grupuara në katër koalicione, dy të spektrit të djathtë dhe dy të majtë. Procesi i djeshëm zgjedhor u vlerësua pa probleme dhe i qetë nga drejtuesit e partive kryesore në vend.
Për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ishin regjistruar mbi 3 milion e 80 mijë votues, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, i cili u pastrua nga pasaktësitë disa muaj para zgjedhjeve. Në votime nga të dhënat e para, rezulton të kenë marrë pjesë mbi 50 për qind e votuesëve të regjistruar.
Në të gjithë vendin u ngritën mbi 4750 qendra votimi, ndërsa procesi po administrohet nga 66 komisione zonalë të administrimit zgjedhor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›