E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidente në Fier, Korçë e Shkodër

FIER- Ne qendren zgjedhore të fshatit Ruzhdie në Qarkun e Fierit situata është tensionuar pas konflikteve të vazhdueshme mes komisionerëve. Komisioneri i Partisë Socialiste është kërcënuar me armë. Menjëhere procesi i votimit është bllokuar dhe ka filluar me disa orë vonesë.


Ndërkohë incidente më të vogla janë shënuar sot në gjithë vendin. Siç raportojnë gazetarët në Korçë, shtetasi Halil Pajo pasi kishte perfunduar se votuari ne Qendren e Votimit me Nr. 4001 Sul Devoll, dhe ne distancen rreth 150 metra larg qendres se votimit, ne kohen qe po largohej per ne banesen e tij, eshte konfliktuar me shtetasit Eduart Teki Hyska dhe Mentor Ali Hajderlli, per motive politike, te cilet e kane goditur kete shtetas, me grushta dhe shkelma ne pjese te ndryshme te trupit, duke i shkaktuar demtime te pa rrezikshme per jeten.


Në Shkodër ka patur një incident mes kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit ne Bushat dhe vëzhguesit te PD-së. Kujtim Bushati vëzhgues në këtë qendër votimi kishte vënë këngën e PD në telefon me zë të lartë. Duke qenë se çdo gjë propagandistike ndalohet në një qendër votimi, kryetari i komisionit përfaqësues i PS i ka bërë thirrje të ndalojë këtë veprim. Debati ka degjeneruar në grushte duke ndërprerë për pak momente votimin në këtë qendër, por më pas çdo gjë është normalizuar.


Incidente shenohen edhe ne Berat. PD e ketij qyteti ka deklaruar se komisioneri i saj në fshatin Roshnik, Safet Gjata është kërcënuar me jetë brenda në qendrën e votimit dhe për këtë është bërë një kallëzim penal. Ndërkohë kandidati për deputet Genc Pollo ka deklaruar se ky është nje problem i vogël, që po zgjidhet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›