Votimet, ja rezultatet në qarqe

Vijon procesi i numërimit të votave në 12 qarqet e Shqipërisë. Vihet re se në pjesën më të madhe të tyre numërimi vijon më ritme të ngadalta. Sipas të dhënave të korrespondentëve të Ora News në këto qarqe rezulton se :
Në Sarandë, numërimi i votave nisi pas orës 02:30. Deri tani rezulton se PS-ja është në avantazh me 1000 vota nga PD-ja.
Në Gjirokastër procesi i votimit ka nisur që në orën 04:00 të mëngjesit. PD-ja në avantazh ndaj PS-së.
Në Korçë, vazhdon procesi i numërimit, i cili ka nisur që pas orën 01:00, dhe po ecën me ritme të ulëta. Paraqitet një ndarje e barabartë 6 me 6 e mandateve mes PS-së PD-së. Ndërkohë LSI-ja dhe PR-ja nuk kanë marrë asnjë mandat.
Në Durrës, vijon normalisht procesi i votimit. Një incident është shënuar në orën 02:30 në KZAZ e Shijakut, ku votimi se u ndërpre nga largimi i komisionerit të PS-së se pretendonte parregullsi në numërimin e votave.
Ritme të ngadalta në numërimin e votave në qytetin e Shkodrës, veçanërisht në KZAZ-në 2 të këtij qyteti.
Edhe pse procesi i numërimit të votave nisi herët në Lezhë, ritmi është tepër i ngadaltë. Megjithatë, nga numërimi i votave deri në orën 08:30 në avantazh është PD-ja.
Në Qarkun e Lezhës PD-ja ka marrë 4570, PS-ja 2416 vota dhe LSI-ja, 457 . Vota të konsoderueshme ka marrë edhe Lëvizja Demokristiane.
Në Krujë, numërimi ka nisur në orën 05:00 të mëngjesit. Partia Socialiste ka marrë 568 vota, ndërsa Partia Demokratike 205 vota .
Në Berat, kryeson Partia Socialiste. Në urën Vajgurore në avantazh është PS-ja me 700 vota më tepër se PD-ja. Në Kuçovë, po ashtu kryeson PS-ja.
Ritme të ngadalta në numërimit të votave në qarkun e Elbasanit. Në qytetin e Elbasanit nga numërimi i votave deri në këto momente kryeson PS-ja, po ashtu edhe në Librazh e Gramsh. Ndërkohë në Peqin në avantazh është PS-ja.
Deri në orën 07:00 në Qarkun e Dibrës, nga numërimi i votave rezulton se në Burrel PD-ja kryeson ndaj PS-së. në qytetin e Peshkopisë, po ashtu në avantazh është PD-ja. Bulqiza shënon avantazh të PS-së.
Përjashtohet vëzhguesi i LSI-së në Bashkinë e Vlorës, në KZAZ-në numër 61 për shkak të protestimeve të herëpashershme për mënyrën e numërimit të votave. Kandidati i LSI-së në Vlorës, Besjan Pesha është paraqitur në këtë qark, por nuk ka mundur të rikthejë në detyrë vëzhguesin. Sa i përket numërimit të votave , porcesi vijon me ritme shumë të ngadalta.
Ndërkohë sipas numërimit të votave në Lushnje rezulton se PD-ja ka marrë 4368 vota dhe PS-ja, 6151 vota.
Në qytetin e Fierit nga numërimi i 16 kutive të votimit rezulton se PS-ja është në avantazh ndaj PD-së. Ndërsa Partia Drejtësi dhe Integrim rezulton të ketë numër të njëjtë votash me Lëvizjen Socialiste për Integrim.