Vote anes Rruges se Kombit
Dimensioni me i rendesishem qe kane prodhuar zgjedhjet e 8 Majit eshte ndryshimi i gjeografise politike. Si rralle ndonjehere Partia Socialiste ka skuqur harten e Shqiperise nga Konispoli ne Komunen Llugaj te Tropojes duke fshire cdo bashki te diskutueshme apo bastion te Partise Demokratike.
Ndryshimi i gjeografise elektorale te Shqiperise si cdo ndryshim gjeografie natyrisht qe prodhohet nga nje tronditje e madhe. Ka disa faktore qe e kane prodhuar kete tektonike qe ka zhdukur PD-ne nga gjeografia e Shqiperise. Por mbeshtetur mbi strategjine e fushates se opozites fokusimin e saj tek Berisha dhe sjelljen politike te Berishes duket qarte se njeriu qe ka ndryshuar gjeografine politike te Shqiperise eshte Sali Berisha.
I keshilluar nga ekspertet e huaj te fushatave si njeri qe duhet ti qendronte larg Tiranes vendit te krimit te 21 Janarit Berisha beri nje muaj nje fushate te vjeter dhe klasike ne gjithe Shqiperine. Ai shkoi qytet me qytet nga jugu ne veri duke premtuar miliarda ne vende ku skishin buke te hanin duke u folur per rruge ku nuk kane kasolle per kalin duke u folur per internet ku nuk kane akoma televizor duke u folur per universitetet private piramidale te Tiranes kur ata nuk kane akoma nje mesues fillore ne fshat.
Me bindjen se genjeshtrat e medha bejne plot pune te vogla ne fushate ai vendosi ti perserise ato per te katerten here qysh nga viti 2005.
Dhe pergjigja erdhi e qarte. Kudo ku ka shkelur kemba e Berishes jashte Tiranes rezultati eshte historik kunder tij. Jugu i Shqiperise e ka votuar totalisht kunder dhe ndonje ishull i fituar eshte merite personale e kandidateve sic jane dy bashkiaket simpatike te Delvines dhe Leskovikut te cileve nuk ka mundur tu prishe dot pune.
Me tej ai ka pesuar nje humbje historike ne qytetin e tij elektoral Kavajen. Mjaftoi nje djale i ri pa komplekse per te majten ti dilte perballe kukulles se tij ne Kavaje dhe te bente nje histori te re per ate qytet. Qyteti qe po mban ne politike prej 20 vitesh Sali Berishen i ka hequr me ne fund stolin dhe e ka ndeshkuar ate.
Te njejtin ndeshkim i ka dhene dhe pellgu i qendrestareve te tij historik ne Fushe-Kruje Mamurras Lac dhe Shengjin pra ne gjithe vijen bregdetare te Shqiperise qendrore ku Familja Berisha po investohet sa me fabrika cimentosh e gurore aq dhe me resorte turistike. Ata kane refuzuar te jene truall biznesi per Familjen Berisha per shkak te te qenit territor elektoral i tij. Mania e Berishes per te zaptuar gjithcka dhe per ta kthyer ne prone te tij ndryshoi gjeografine elektorale ne kete bastion qendrestaresh duke e kthyer ata realisht ne qendrestare te demokracise dhe jo ne qendrestare te Berishes.
Por drama me e madhe per Berishen natyrisht ngelet demagogjia e tij per Rrugen e Kombit. Te gjitha komunat dhe bashkite qe pershkon Rruga e Kombit nga Durresi deri ne Terthore te Morines kane votuar opoziten pervec Bashkise se Kukesit. Fushe- Kruja Mamurrasi Laci Rubiku Rresheni deri ne Kalimash perfshi dhe komunat pas Kukesit jane tashme ne duar te opozites.
Kjo tregon se asnje qytetar shqiptar as ata qe e kane para syve Rrugen e Kombit nuk genjehen nga vjedhja me motiv patriotik e Sali Berishes dhe Lulezim Bashes. Ata e kane ate para syve jo me si merite te Sali Berishes por si nje hipokrizi te tij me paret e qytetareve shqiptare. Sali Berisha eshte sot i munduri i madh jo nga kundershtaret por nga mbeshtetesit e tij.
Degradimi i pushtetit te tij ka shkuar aq larg sa ai ka marre nje vote te qarte refuzuese nga bastionet e veta duke permbysur historine e tij politike. Te gjithe ne qe e mbajme mend Berishen te krekosej ne fund te viteve 90 se me demokratet e Lacit dhe Mamurrasit e merrte pushtetin per dy ore sot e kuptojme qarte se cfare zhgenjimi ka shkaktuar ky njeri tek ata qe kane sakrifikuar per te.
Por kjo tektonike elektorale qe i ka ndodhur Berishes ne gjithe Shqiperine duket se e ka nxitur ate qe per 48 ore te vihet ne krye te nje operacioni monstruoz te perpunimit te rezultatit ne Tirane me shprese qe te barazohet personalisht ne humbje me rivalin e tij politik. Ai ka punuar me muaj te tere para kesaj dite ti prodhoje atij votues permes pasaportizimeve te dhunshme te te emeruarve ne Tirane nga pushteti qendror ures ajrore me Italine kosovareve me shtetesi apo levizjeve te brendshme nga Bathorja ne Tirane muajt e fundit.
Gjeografia elektorale e Tiranes shihej qarte e tronditur ne disa pika te cilat po identifikohen me demokratet e importuar me plan kete gjashtemujor. Kjo nuk eshte se mund ta qetesoje perfundimisht Berishen por duket se ai ka shkaterruar me keto importe dhe gjeografine e qyteteve te tjera te diskutueshme per PD duke i sjelle te gjithe ne Tirane.
Sidoqofte tani jemi para nje harte te re elektorale nje harte e cila ka fshire politikisht faktorin Berisha nga Shqiperia. Aleanca per Qytetarin eshte koalicioni me i ndeshkuar nga qytetaret shqiptare dhe po kaq pak i preferuar dhe nga fshati shqiptar. Tani qe prokuroria ka prere flete- arrestin per Ilir Meten dhe ja ka lene dosjen ne dore Gjykates Sali Berisha do ta kete te veshtire te mbroje ate me vota ne parlament nga burgosja.
E gjithe kjo do ta fuse ne krize koalicionin qe ka sunduar dy vjet me vota te vjedhura dhe kuti te pahapura duke bere urgjente nje zgjidhje te re politike nje kostum qe do ti shkonte kesaj pamje te re qe ka marre Shqiperia pas ketyre zgjedhjeve. Sali Berisha tani nuk eshte me e keqja e Shqiperise. Ai eshte se pari e keqja e atyre qe e kane kryetar partie dhe udheheqes. Ku shkel kemba e tij tani ka humbje dhe kjo eshte nje shenje qe tani ai do te duhet te perballet me te verteten te ciles i fshihet duke vrare dhe vjedhur ne emer te pushtetit.