E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, njësia nr. një, shpallet fitues Rama

KZAZ nr 49 që përfshin njësinë Bashkiake nr 1 në Tiranë është e para ku mbyll procesin e numërimit të votave. Korrespondentja jone raportoi para pak çastesh se në këtë KZAZ pati gjithsej 18902 vota.

Ndër to, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama ka fituar 9675 vota kurse kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, 9191 vota. Në këtë mënyrë, Edi Rama shpallet fitues duke dominuar me 510 vota ndaj Lulzim Bashës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›