E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me ne fitojne te gjithe

Mero Baze kur kujton kohet ngjitur me kryetarin e PD-se nuk harron te kujtoje momentin kur sajoi sloganin per fushaten e zgjedhjeve te vitit 1996. Me ne fitojne te gjithe u shnderrua ne emblematike jo pse ndodhi e kunderta ngaqe pas ca muajsh do te humbisnin gati te gjithe shqiptaret sepse sic kujton me sarkazem Baze kur ata te PD-se e akuzonin per interpretimin e sloganit se Une nuk ju thashe fitojini te gjitha por fitojne te gjithe.

Tani jemi 15 vite me vone. Baze eshte shpallur armik i PD-se. Por nje tjeter eshte prane kryetarit te PD-se ne vend te tij. Mund ta kete shpikur ai sloganin Ju jeni te paret pra duke iu drejtuar qytetareve. Dhe si 15 vite me pare mund te jete gjetur arsyetimi qe tua bejme qejfin shqiptareve tu themi se ne jemi sherbetore te tyre dhe me ne ata do te kene perparesite dhe si atehere ne kohe fajdesh edhe sot e vetmja gje qe mund ti bashkonte shqiptaret me PD-ne pertej te majtes dhe te djathtes do te ishte ekonomia e cila nese rritej nese njerezit fitonin. Shkurt nje kale i mire beteje per PD-ne.

Sot ne diten e dyte pas mbylljes se qendrave te votimit opozita shqiptare po shkon drejt nje fitoreje peblishitare ne shumicen e bashkive dhe komunave te vendit. Ndersa rezultati perfundimtar i zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011 pritet te dale me vone eshte e pamundur te mos shihet tendenca qe partite e koalicionit te udhehequr nga PS-ja ia kane dale te konfirmohen triumfues ne nje gare qe eshte cilesuar zyrtarisht politike nga lideri i PS-se Rama. Analizimi i fitores se opozites ne zgjedhjet vendore nuk eshte rastesi por nje historik i pasur sepse prej korrikut 1992 PS-ja i ka fituar shumicen e sfidave vendore edhe pse ka qene ne opozite. Analizimi i humbjes se PD-se duhet ndalur serish te slogani Ju jeni te paret.

Ai ne thelb eshte slogani i vitit 1996. Ne nje shumatore te premtimeve elektorale te bera ne fushate gjate periudhes 8 prill-6 maj 2011 PD-ja dhe partite e tjera ne koalicionin qeverises premtuan gjithcka te pamundur duke e bere te mundur ne 4 vitet e ardhshme nen drejtimin e administratoreve te saj vendore. Mijera kilometra rruge rrugica trotuare shkolla kopshte cerdhe spitale qendra shendetesore mijera vende pune dhe biznese te reja ne komunitetet vendore kampuse universitare stadiume dhe fusha sportive. Pra ato qe u kane munguar ketyre zonave ne 20 vitet e shkuara partia ne pushtet do ti bente ne 4 vitet e ardhshme.

Joshja ishte publike Me ne fitojne te gjithe. Kesaj iu shtuan perfitimet nga falja publike qe beri parlamenti ne mungese te aministise fiskale te rrezuar nga opozita si aksion elektoral. Ne funksion te kesaj ishin edhe legalizimet e njepasnjeshme qe vijojne te behen kompensimet per ish-te denuarit politike apo ligjet qeveritare qe behen per perfitimet e shtresave ne nevoje.

Ne maj dhe tetor 1996 PD-ja fitoi por Shqiperia humbi. Pak muaj me vone vendi do te zhytej ne kaos kursimet e shqiptareve do te treteshin bashke me shtetin e Berishes.
Ne 8 maj 2011 PD-ja humbi sepse populli refuzoi ta lexoje si te vertete mashtrimin elektoral te 15 viteve me pare. Por ka fituar Shqiperia. Nje fitore qe duhet plotesuar me largimin e nje koalicioni te rene qe mbahet ne pushtet nga nje rezultat i dyshimte zgjedhor i dy viteve me pare me armet qe u shkrepen ne 21 janar kunder popullit dhe me premtimet me luge zbrazur. Nje fitore qe duhet shoqeruar me sloganin qe i shkon per shtat pozites se sotme Me ne ne opozite fitojne te gjithe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›