E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon situata e rende ne Itali pas shirave te furishem

Vijon situata e rëndë në shtetin fqinj, Italinë, pasi shirat e furishëm kanë vijuar edhe përgjatë të dielës duke përfshirë të gjithë vendin, nga veriu në jug.

Pas tragjedisë ku humbën jetën 6 persona mes tyre edhe 3 shqiptarë, një mashkull napoletan është raportuar i vdekur.

Sakaq paniku ka përfshire edhe Piemonten ku niveli i lumit Po, i ka kaluar 5 metra.

Ndërsa në Alessandrino, shumë rrugë janë bllokuar dhe të paktën 500 persona janë evakuuar.

Edhe në Spezzino është vendosur alarmi.

Një situatë paniku ka përfshirë mbarë vendin pasi përmbytjet e furishme kanë shkatërruar një sërë sistemesh, atë rrugor, elektrik si dhe në disa zona janë shkëputur tubat e gazit.

Por koha e keqe ka goditur edhe jugun.

Një person është raportuar i vdekur në Napoli, konkretisht në Arco Felice.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›