Çelet një shkollë shqipe në Volos të Greqisë

Haxhinasto falënderoi kryetarin e Bashkisë së Volosit për kontributin e tij dhe u shpreh se, hapja e shkollës në gjuhën shqipe është një ngjarje e rëndësishme për emigrantët shqiptarë në qytetin e Volosit. Ministri Haxhinasto theksoi se shërbimet ndaj emigracionit, veçanërisht mësimi i gjuhës shqipe dhe ruajtja e kulturës, janë detyrime madhore të qeverisë shqiptare.
Nga ana e tij deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tavo, deklaroi se emigrantët shqiptarë në Greqi janë ura lidhëse midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Jam shumë i lumtur që jam në mesin tuaj, që flasim gjuhën shqipe dhe që ndajmë së bashku një ideal, një dëshirë të përbashkët për të ndryshuar vendin tonë, dhe për ta bërë atë një vend Evropian ashtu siç e meriton Ju jeni ura lidhëse midis Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe midis Shqipërisë dhe mbarë Evropës. Me punën e duarve tuaj i keni dëshmuar botës virtytin e punës, me djersën dhe mundin tuaj keni treguar se jemi një komb me vlera. Fëmijët tuaj shkëlqejnë në shkollat greke dhe evropiane duke u bërë kështu krenaria kombëtare si për sot ashtu edhe për të ardhmen”, deklaroi z. Tavo. Ai u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim e ka një nga prioritetet e saja përmirësimin e shërbimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe për statusin e emigrantit në përgjithësi.
Sipas tij, LSI synon ta çojë vendin përpara dhe ta integrojë atë në Bashkimin Evropian, ëndërr e cila sipas z. Tavo shumë shpejt do të bëhet realitet. “Ne si LSI e kemi një nga prioritetet tona përmirësimin e shërbimeve të emigrantëve shqiptar në Greqi dhe për statusin e emigrantit në përgjithësi. Ne kemi ndërtuar politikat tona dhe po punojmë që shteti shqiptar dhe ai grek t’ju konsiderojnë si banorë të dy vendeve respektive dhe të bashkëpunojnë për t’ju lehtësuar shërbimet dhe plotësuar nevojat tuaja. Unë ndjehem shumë i inspiruar në rrugëtimin tim të gjatë politik pasi shoh që njerëzit me integritet dhe dëshirë për integrim janë të shumtë. Shoh që radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim po shtohen dita-ditës jo vetëm në të gjitha rrethet dhe qytetet e Shqipërisë por edhe në emigracion”, tha ndër të tjera në takimin e zhvilluar në Volos të Greqisë, deputeti Tavo.
Gjatë qëndrimit të tij në Greqi,z. Haxhinasto dhe z. Tavo zhvilluan një takim me degën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Larisës. Në këtë takim, Haxhinasto theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është e para forcë politike, me një platformë të plotë për shërbimet ndaj emigrantëve, ku ai përmendi hapjen e shkollave shqipe, njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, si dhe të drejtën e votës në shtetet ku jetojnë. Duke folur për situatën politike dhe rolin e LSI-së, Haxhinasto tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë gjithmonë kontributore e stabilitetit të vendit dhe integrimit. Gjatë fjalës së tij në takimin me degën e LSI-së në qytetin e Larisës, Edmond Haxhinasto, u shpreh se emigracioni duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes politike në Shqipëri. /Start/
2012-10-01 15:53