Protestë e serbëve në Mitrovicë

Ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, serbët në very të Mitrovicës, kanë protestuar sot duke kërkuar lirimi i serbit Jovica Milkoviç, i cili ëshë arrestuar më 17 maj, me akuzën se ka dëmtuar pronën e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Rreth qindra serbë kanë ecur nga ura kryesore e lumit Ibër deri te ndërtesa e Gjykatës së Qarkut, duke mbajtur në duar pankarta ku shrkuhej “Stop arrestimeve politike”, “Le të na arrestojë policia serbe”.
Përfaqësuesit e organeve paralele në Mitrovicë kanë thënë se protestuesit kanë shtuar se do të vijojnë protestat deri në lirimin e tij.