Vijon zjarri në Tarabosh, flakët shkrumbuan 4 km vijë lineare

Dy avionë nga Mali i Zi janë vënë në punë për të shuar flakët e zjarrit në malin e Taraboshit në Shkodër. Ndërsa raportohet se situata është drejtë përmirësimit, ende flakët nuk janë shuar plotësisht.
Zjarri dogji 40 ha sipërfaqe pyjore, me pisha e shkurre, 15 banesa të pabanueshme si dhe rrezikoi antenat televizive e të kompanive celulare.
Flakët dogjën një sipërfaqe të madhe, me pyje si dhe rrezikoi fshatrat Oblikë, Ana e Malit, Shirokë dhe Xhaferraj, Zus, të vendosur rrëzë tij.