E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nano Nese ka gare te ndershme optimist per fitoren

Kandidati i vetëshpallur për President, Fatos Nano u takua me ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu, në një prej lokaleve të kryeqytetit.

Takimi Nano-Arvizu zhvillohet pak orë para raundit të tretë të votimit për Presidentin e ri të Republikës.

Pas takimit, Nano është shprehur se do të vazhdojë kontaktet për të shkëmbyer informacione, ndërsa ka theksuar se zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës të bëhet pa tensione.

"Nëqoftëse bëhet një garë e lirë dhe e ndershme unë jam optimist se mund ta fitoj atë", tha Nano për gazetarët, duke shtuar se Zgjedhja e presidentitAmbasadori italian thirrje për konsensus Schulz: Arrini konsensusPlatforma e Nanos President do te largohet nga gara, qetesisht kur te zgjidhet kreu i ri i vendit.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve Nano ka komunikuar me publikun nëpërmjet nëpërmjet deklaratave për shtyp. E fundit ishte ajo e së martës pasdite, nëpërmjet të cilës prezantoheshin detaje të platformës drejtuese të presidencës nëse atij do t’i realizohet ambicja për të qenë në krye të shtetit.

Nano thotë se “nuk ka tirani e dhunë më të rëndë për jetën dhe shpresën e qytetarëve se sa dhuna dhe tirania e institucioneve, sidomos ajo e institucioneve të drejtësisë. Kjo dhunë demonstrohet si shpërfillje, mosveprim, dekadencë, korrupsion, vonesë, zvarritje apo arrogancë,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga “Lëvizja Nano për President”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›