Muzikë dhome te Gjon Simoni
Në hollin veror Gjon Simoni të Radio Televizionit Publik Shqiptar, sonte, ora 20:00, në vijim të Stinës Koncertore 2012, instrumentistë të Orkestrës, dalin në koncert me muzikë dhome.
Në program: Suitë për violë solo nga Max Reger, Sonatë për violë e piano nga Brahms, Koncert për dy viola dhe formacion harqesh nga Georg Philip Telemann. Interpretojnë solistët: Etleva Katroshi (violë), Arben Llozi (violë), Erin Kumaraku (piano).