E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndërr vere nga Kamenica-Rexha

Pak muaj pasi solli në jetë një fëmijë, mexosopranoja Vikena Kamenica i është kthyer aktivitetit artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit. Por nesër, ora 19:00, në skenën e madhe të Universitetit të Arteve, Kamenica shfaqet me recital, me pianisten Merita Rexha Tërshana përkrah. Ëndërr vere quhet, koncert vokal-piano ku vend të parë zë muzika e Shubertit.

Me këtë kompozitor të dyja artistet, mbajtën vitin e kaluar koncertin me ciklin e liderve Udhëtim dimri. Në program, pjesë Massenet, Maskanji, Saint-Saens, Çajkovski, Weill, Gershwin etj.. Biletat shiten pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 09:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›