E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'ka naftë për zjarrfikësit

Kamionët e zjarrfikësve të Prishtinës shpesh herë po kanë probleme me furnizimin me naftë.
Por kjo mungesë karburantesh, ka kohe që po i përcjell këta kamionë.

Komandanti i Brigadës së Zjarrefikësve në Prishtinë Latif Zeka ka thënë se prej datës 22 janar nuk kemi nafte. “Kjo ka ndodh për shka se komuna e ka nënshkruar një marrëveshje me MPB-në ku ne kalojmë nën administrimin e Agjensisë për menaxhimin e emergjencave, po ata ende nuk na kanë furnizuar me naftë”, ka thënë Zeka.

Alush Beqiri nga Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave, i tha Klan-Kosovës, se po bëjnë çmos që një zgjidhje ta gjejnë sa më parë.

Por kreu i drejtorisë komunale të shërbimeve publike, mbrojtjes dhe shpëtimit Agim Gashi, thotë se komuna ka mundësi të ndihmojë, nëse agjencia qeveritare kompetente pranonë se nuk mund të menaxhojë me njësinë e zjarrfikësve.

E derisa te arrihet ndonjë marrëveshje se kush çfarë mund bëjë për sigurimin e karburanteve, zjarrëfikësit nuk mund të ofrojnë intervenim për qytetarët./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›