Viktima e pare nga vapa ne Berat, vdes 67-vjecarja Mata
BERAT - Rikthimi i temperaturave te larta, dy ditet e fundit, ka regjistruar viktimen e pare nga vapa ne rrethin e Beratit. Nje 67-vjecare mesohet te kete gjetur vdekjen, pas nje ataku kardiak qe ka prekur zemren e saj, ndikuar nga temperatura e larte dhe qendrimi ne diell per nje kohe te gjate. Vangjeli Mata mesohet se nuk ka mundur te mbijetoje edhe pse eshte derguar ne repartin e urgjences ne spitalin e Beratit, pas nje ataku qe preku zemren e saj. Ngjarja ka ndodhur gjate nje dite me pare, rreth ores 14:00, kur ajo ishte duke udhetuar per ne shtepi. Gruaja, banore e fshatit Arez, mesohet se mesditen e djeshme ka qene duke u kthyer nga tregu i Ures Vajgurore per ne banese, ne kohen qe i jane shfaqur problemet ne zemer, te cilat rezultuan vdekjeprurese. Burime te aferta prane familjes bene te ditur se ajo ishin nisur mengjesin e djeshem per te shkuar ne tregun rajonal te Ures Vajgurore, por nuk ka mundur te mberrije me gjalle ne banese.
Pasi ka bere pazarin gjate gjithe paradites, ajo me pas ka qendruar disa minuta ne pritje te nje makine per t'u rikthyer ne drejtim te shtepise se saj, qe e kishte ne fshat. Burime nga policia bene te ditur se, sapo ka hipur ne furgon, gruaja ka nisur te ankohet se ndiente dhimbje ne zemer dhe menjehere ka humbur ndjenjat. Personat qe ndodheshin ne furgon mesohet se kane tentuar t'i japin ndihmen e pare gruas, duke e derguar per ndihme mjekesore prane spitalit te Beratit. Sipas burimeve prane repartit te urgjences, gruaja ka mberritur pa jete dhe cdo perpjekje ka qene e kote nga ana e bluzave te bardha. Sipas burimeve, gruaja nuk ka vuajtur me pare nga zemra, por shkak i ketij ataku ka qene temperaturat e larta te dites se djeshme. E. Azizolli