E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e Kosovës si viktima të Azerbajxhanit

Jo pak herë fotografitë e viktimave të ndryshme njerëzor që kanë pësuar në tragjedi të ndryshme, janë keqpërdorur. Së fundi janë keqpërdoruar edhe disa fotografi, ku si protagonistë janë viktimat e Kosovës dhe ato të Gjeorgjisë.

Kështu së paku raporton media armene e quajtur “Panorama.am”. Në mesin e fotografive gjendet edhe dy fotografitë e masakrës së Reçakut.

Sipas kësaj medie, thuhet se masmediet e Azerbajxhanit kanë përdorur fotografitë e viktimave të paqes nga Kosova dhe Gjeorgjia, duke i paraqitur si viktima të Azerbajxhanit.

Ky mashtrim sipas Panoram.am, është zbuluar nga blogeri armenian, Kornelij, i cili ka gjetur se agjencia “Trend” nga Azerbajxhani ka përdorur fotografi të njerëzve të vdekur në Kosovë, të cilat i ka marrë nga një ueb faqe kanadeze dhe i ka paraqitur ato si viktima të luftës në territorin e Nagorno-Karabakhut.

Panorama thotë se Day.az ka humbur gjithë ndjenjën e turpit dhe ka kopjuar këtë material. Sipas saj, Day.az ka përdoruar programin photoshop me imazhe bardh e zi, duke i paraqitur si “fakte të aktiviteteve terroriste të Armenisë”.

“Trend” shkruan se i ka bërë këto fotografi dhe ka shpërndarë materialin në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar ta dijë të vërtetën rreth konfliktit armeno-azerbaijani në territorin e Nagorno-Karabakh .” Të gjitha fotografitë mund të gjenden në http://www.nr2.ru/incidents/262678.html rubrika “new region”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›