E Diel, 1 Nëntor 2026

Një aeroplan në Xhamajkë del nga pista, 40 të lënduar

Një aeroplan i kompanisë American Airlines nga Miami, me rreth 150 udhëtarë, ka dalë nga pista, si pasojë e motit të ligë në aeroportin e Kingstonit, me ç’rast janë lënduar së paku 40 persona, kanë njoftuar zyrtarët.

Fluturimi 331 rrëshqiti përtej një dhe u ndal në skaj të detit të Karaibeve, me ç’rast rënien e tij në ujë me gjasë e ka penguar rëra. Pjesa e përparme e aeroplanit është ndalur rreth 3 metra larg ujit.

Rreth 44 udhëtarë janë dërguar në spitalet e afërta, disa me thyerje të eshtrave, deklaroi Ministri për Informim i Xhamajkës, Daryl Vaz. Katër persona tjerë kanë pësuar lëndime më serioze, shtoi ai.

Aeroplani ka nisur fluturimin nga Miami dhe ka qenë duke bartur 148 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin xhamajkas, të cilët kishin udhëtuar për në vendlindje për të kaluar festën e Kërshëndellave.

Ka tashmë katër ditë që rajonet lindore të Xhamajkës po përballen me reshje të mëdha të shiut. Autoritetet në Xhamajkë kanë theksuar se si pasojë e vërshimeve ka vdekur një vajzë shtatëvjeçare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›