Viktimat e aksidentit, Topi homazhe në Elbasan

Në ambientet e Universitetit janë vendosur 11 fotot e studenteve që ndërruan jetë. Në homazhe shkoi edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Pasi ka lënë edhe përshtypjet e tij në formë ngushëllimi në librin e përshtypjeve, presidenti Topi tha se, " jam shumë i pikëlluar për ngjarjen tragjike dhe për fatin tragjik të vajzave që humbën jetën".
"Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, shokët e shoqet e tyre, të cilët kaluan vitet e rinisë në këtë shkollë. Uroj që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Në situata të tilla vërehet edhe një solidaritet i madh, gjë që shikohet kudo", tha Presidenti Topi.
Gjatë homazheve, Presidenti Topi shoqërohej nga kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, rektori i universitetit Liman Varoshi dhe stafi pedagogjik. /Start/
2012-05-22 15:18