E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka autor vrasja e Anuar Rizik, “dorëzohet” policia

 Duke qenë se hetimet nuk kanë dhënë rezultate deri më tani, policia e Tiranës bëri me dije sot se ofron 10 mijë dollarë shpërblim për të gjithë ata persona që japin informacion rreth vrasjes së shtetasit palestinez Anuar Rizik, 43-vjeç. 

“Theksojmë se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është ngritur një Grup i Posaçëm hetimor të cilët po punojnë intensivisht edhe me Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale”, thekson policia.

“Njëherazi, falendojmë qytetarët, të cilët mbështesin dhe informojnë në kohë strukturat e policisë dhe i garantojmë në çdo rast ruajtjen e anonimatit, duke telefonuar në Nr. e kontaktit 129 ; Cel : 069 41 06 433 ; 069 41 00 751”, thuhet më tej.  Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 9 të këtij muji, ku shtetasi palestinez sapo ka hapur portën e jashtme të banesën private ku jetonte, humbi jetën për shkak të shpërthimit të një bombe.

Ai punonte si zv/menaxher kryesor në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë dhe ngjarja dyshohet të ketë lidhje me profesionin e tij. Deri më tani, laboratori kriminalistik ka përcaktuar mekanizmin e shpërthimit.

Pas marrjes së të gjitha provave në vendngjarje, ekspertët kanë arritur në përfundimin se 43- vjeçari, baba i dy fëmijëve ka humbur jetën pasi në portën e jashtme të shtëpisë së tij ishte vendosur tritol dhe jo një granatë.

Ekspertiza ka mbërritur në organin e akuzës, ku në dosje thuhet se se shpërthimi i lëndës plasëse nuk është kryer me telekomandë, por manualisht me hapjen e portës nga ana e viktimës. Burime pranë organit të akuzës thanë se mënyra e vendosjes, mekanizmi i aktivizimit dhe llogaritja e sasisë së lëndës eksplozive dyshohet se janë kryer nga ekspertë të mirëfilltë xhenierë, pasi i tejkalon njohuritë e përgjithshme që mund të kenë qytetarët e thjeshtë për eksplozivët./Start/

                                                                                             2012-05-21 16:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›