E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, viktimat duhet të dëmshpërblehen

Tiranë- Të gjithë personat që aksidentohen në linjat e transportit publik ose privat duhet të dëmshpërblehen. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore për këtë qëllim, e cila ka hyrë tashmë në fuqi dhe përcakton tarifat që përfitojnë qytetarët shqiptarë në rast aksidentesh edhe me pasojë jetën.

Sipas rregullores së re, çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim. Dëmi kërkohet për humbjet apo dëmtimet e pësuara, që sipas rastit përbëhen nga dëm pasuror, dëm me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore të përkohshme (të pjesshme/të plota) dhe të përhershme (të pjesshme/të plota); dëm material të lidhur me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, dëm jopasuror, dëm biologjik, dëm moral, dëm ekzistencial.

Pasagjeri i përfshirë në një aksident ose përfituesi, në rastin kur pasagjeri vdes, ka të drejtë që sipas kushteve të kontratës së sigurimit të kërkojë që shoqëria e sigurimit me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, të paguajë detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë drejtpërdrejt tek ai. Në rast të ngjarjes së aksidentit, i siguruari/pasagjeri i dëmtuar ose përfituesi i tij, në rastin kur pasagjeri vdes, është i detyruar të njoftojë shoqërinë e  sigurimit, me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit.

Njoftimi bëhet brenda 10 ditëve nga data e ndodhjes së aksidentit, ose nga momenti që pala e dëmtuar ka pasur mundësi të dërgojë njoftimin. Kërkesa për dëmshpërblim paraqitet me shkrim ose në mënyrë elektronike dhe duhet të tregojë vendin, ditën, orën, shkakun e aksidentit, mjetin e transportit, si dhe itinerarin e udhëtimit. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të pranojë dhe të regjistrojë kërkesën për dëmshpërblim. Nëse pronari i një mjeti motorik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve, sipas dispozitave të ligjit, dhe aksidenti ka ndodhur, pasagjeri ose personi përfitues ka të drejtë të kërkojë pagesën e shumës së siguruar nga fondi i kompensimit.

Dëmshpërblim për aksidentet,ja si procedohet

Tanimë, kompanitë e sigurimit edhe në Shqipëri do të detyrohen të dëmshpërblejnë të aksidentuarit në rrugë, ajër dhe det, që janë të siguruar. Në Fletoren Zyrtare është publikuar dje rregullorja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit. Rregullorja në fjalë, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë pasi është botuar në Fletoren Zyrtare, rendit me detaje të gjitha kategoritë e dëmeve dhe masën e përfitimit. Në qoftë se ke pësuar një aksident rrugor ose ajror dhe je i siguruar, mënyra për të përfituar dëmshpërblimin është të paraqesësh kërkesën për dëmshpërblim. Kërkesën për dëmshpërblim duhet ta paraqesësh me shkrim, ndërsa njoftimin e sigurimit për ngjarjen mund ta bësh me shkrim ose në mënyrë elektronike.

Kërkesa për dëmshpërblim është në formën e formularit standard që e disponon shoqëria e sigurimit. Shoqëria e sigurimit, pasi të kesh plotësuar formularin, ka për detyrë ta publikojë atë edhe në faqen zyrtare të internetit. Për të përfituar dëmshpërblimin, pas ngjarjes së ndodhur duhet të drejtohesh tek siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit të transportit, me të cilin është shkaktuar aksidenti, ose tek siguruesi i drejtpërdrejtë, në rast se në aksident janë përfshirë të dyja palët dhe njëkohësisht  janë të siguruara me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta. Gjithashtu edhe në rastet kur midis shoqërive të sigurimit është lidhur një marrëveshje. Rregullorja e AMF-së citon edhe një mënyrë tjetër; mund të drejtohesh edhe tek shoqëritë e sigurimit të autorizuara si trajtues dëmesh, në rast se mjeti i transportit, shkaktar i aksidentit, është i pasiguruar apo i paidentifikuar. Kërkesën për dëmshpërblim mund ta paraqesësh brenda një periudhe 2-vjeçare nga data e ngjarjes së aksidentit. Këtu përjashtohen aksidentet në rrugë ajrore, ku pronarët e avionëve u shkaktojnë dëme palëve të treta.

Sipas rregullores tashmë në fuqi, pasi bëhet kërkesa për dëmshpërblim, ajo protokollohet dhe regjistrohet menjëherë në regjistrin elektronik të dëmeve. Rregullorja citon se, pala e dëmtuar nuk është e detyruar të përsërisë kërkesën për dëmshpërblim në rast se identifikohet shoqëria e sigurimit të mjetit shkaktar të aksidentit. Në këtë rast shoqëria e sigurimit që disponon kërkesën për dëmshpërblim e dërgon atë te shoqëria e sigurimit të mjetit shkaktar të dëmit, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e identifikimit të shoqërisë së sigurimit përgjegjëse. Kjo e fundit njofton palën e dëmtuar për marrjen e kërkesës për dëmshpërblim. Pas kësaj, shoqëria e sigurimit hap dosjen e dëmit dhe e shqyrton. Në rast se kërkesa refuzohet, shoqëria e sigurimit është e detyruar të të njoftojë me shkrim.

Dëmshpërblimet në (%) për aksidentet rrugore ndaj personave

Dëmi biologjik

3. Dëmi biologjik për dëmtimin e përhershëm përcaktohet, referuar shkallës së dëmtimit dhe

moshës së palës së dëmtuar dhe llogaritet për çdo 10% shkallë të paaftësisë, si më poshtë:

Deri në moshën 20 vjeç:

a) deri në 30%; 90,000 lekë

mbi 30%; 100,000 lekë;

Prej moshës 20 vjeç deri në 30 vjeç:

b) deri në 30%; 75,000 lekë

mbi 30%; 90,000 lekë;

Prej moshës 30 vjeç deri në 50 vjeç:

c) deri në 30%; 45,000 lekë

mbi 30%; 75,000 lekë;

Mbi moshën 50 vjeç:

d) deri në 30%; 30,000 lekë

mbi 30%; 50,000 lekë.

Në rastet me pasojë vdekjen, trashëgimtarët ligjorë të të ndjerit do të përfitojnë në mënyrë proporcionale vlerën që do të përfitonte i ndjeri në rast mbijetese, sipas vlerave të mësipërme me shkallë paaftësie 100%.

Dëmi moral dhe dëmi ekzistencial

5. Vlera e dëmit moral dhe ekzistencial për paaftësinë e pjesshme të përhershme do të llogaritet për çdo 10% shkallë paaftësie në masën 100 000 lekë; nga kjo shumë, familjarët e personit të dëmtuar nuk mund të përfitojnë më shumë se 1/3 e vlerës së përfitimit.

6. Vlera e dëmit moral dhe ekzistencial që përfitojnë trashëgimtarët e të ndjerit llogaritet jo më shumë se 1/2 e dëmit moral që do të përfitonin ai dhe familjarët e tij, nëse personi do të mbijetonte me paaftësi totale të përhershme.

7. Vlera e dëmit moral që përfiton personi i dëmtuar në rastin e dëmtimit total të përhershëm të shëndetit (shkalla e paaftësisë 100%), llogaritet nga 1/2 deri në dyfishin e dëmit biologjik sipas moshës përkatëse; nga kjo shumë, familjarët e personit të dëmtuar nuk mund të përfitojnë më tepër se 1/3 e vlerës së përfitimit.

8. Vlera e dëmit ekzistencial që përfiton personi i dëmtuar në rastin e dëmtimit total të përhershëm të shëndetit (shkalla e paaftësisë 100%), llogaritet nga 1/2 deri në 3/2 e dëmit biologjik sipas moshës përkatëse; nga kjo shumë, familjarët e personit të dëmtuar nuk mund të përfitojnë më shumë se 1/3 e vlerës së përfitimit.

Kërkesa për dëmshpërblim

1. Në rast të ndodhjes së aksidentit

2. Njoftimi bëhet brenda 10 ditëve

3. Kërkesa për dëmshpërblim paraqitet me shkrim ose në mënyrë elektronike dhe duhet të tregojë vendin, ditën, orën, shkakun e aksidentit, mjetin e transportit, si dhe itinerarin e udhëtimit

Afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim

Siguruesi kthen përgjigje brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim

Dokumentacioni i dosjes së dëmit

a) Njoftimin/kërkesën e të siguruarit/pasagjerit të dëmtuar ose përfituesit të tij

b) Certifikatën mjekësore

c) Raportin mjekësor m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›