E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi shkarkon Skolarin

Luis Felipe Skolari nuk është më në krye të
stolit të Çelsit. Tekniku brazilian, i afruar me
shumë bujë gjatë verës, për të drejtuar blutë e
Londrës drejt lavdisë në kampionat
dhe Evropë, u bë "viktimë"
e formës së dobët që po
kalon skuadra. Në një deklaratë
zyrtare të klubit shkruhej:
"Skolari është larguar sot
(dje) nga detyra si trajner i Çelsit.
Bordi drejtues i klubit dëshiron
të falënderojë trajnerin për
punën e bërë gjatë periudhës që qëndroi me
skuadrën". Për momentin ekipi do të drejtohet
nga Rei Uilkins, ndërsa si kandidatë potencialë
shihen: Avram Grant, Gus Hidink, Zola, Erikson,
Mançini dhe Di Mateo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›