E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri kundër Mou: Jam budallai i vetëm

Fitorja kundër Katanias i ka rikthyer humorin trajnerit të Ju
ventusit, Klaudio Ranieri, i cili gjen rastin të sulmojë homologun
e tij tek Interi, Murinjo, për ankesat e shumta në drejtim të
gjyqtarëve. Sipas teknikut bardhezi, portugezi i hedh benzinë
zjarrit. "Pas ndeshjeve, të gjithë trajnerët ankohen për gabimet
e gjyqtarëve. Në takimin e fundit, edhe ne na u mohua një penallti,
por unë nuk protestova. Nuk është në tipin tim? Mundet,
por ndonjëherë më duket vetja si maskara, pasi mes kolegëve
të mi duket sikur kam mbetur budallai i vetëm. S‘dua t‘i hedh
benzinë zjarrit..., por Murinjo të mos ankohet kaq shumë!".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›